Asteroidët? I heqim qafe me armët bërthamore

110
Toka ëshë vazhdimisht nën kërcënimin e asteroidëve që i kalojnë pranë dhe nëse njëri prej tyre me përmasat e një fshati do ta godiste, katastrofa do të ishte e pashmangshme.
Për të shmangur një skenar të tillë, të ngjashëm me filmin “Armagedon”, shkencëtarët e NASA dhe të Sigurisë Kombëtare Nukleare në Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë seriozisht mundësinë e dërgimit në hapësirë të një anijeje të posaçme mbrojtëse ndaj asteroidëve.
Kjo anije do të komandohej në distancë nga Toka dhe do të ishte e pajisur me mbushje bërthamore. Shkencëtarët janë të bindur se nën kërcënimin e goditjes nga një asteroid, përdorimi i armëve bërthamore është zgjidhja më e mirë.
“Në mos shkatërrimin e plotë të asteroidit, shpërthimi me gjasa do ta zhvendoste nga trajektorja përplasëse me Tokën X asterodi”, thuhet në raportin e përbashkët të dy agjencive amerikane.
Anija kozmike në projektin e prezantuar nga shkencëtarët është pagëzuar me emrin “HAMMER”. Synohet që ajo të programohet në mënyrë të tillë që në momentin që nuhat rrezikun e trajektores së një asteroidi, të përplaset me të duke shkaktuar edhe shpërthimin bërthamor.