Arrestoi djalin e El Chapos, polici ekzekutohet me 155 plumba

83

Polici meksikan i përfshirë në arrestimin e djalit të bosit të drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman është vrarë në një parking.

Kamerat e sigurisë të një qendre tregtare arritën të sigurojnë pamjet kur makina e kuqe e ekzekutorëve ndiqte makinën e bardhë të policit 32 vjeçar i cili u qellua me 155 plumba.Prita ndaj policit Eduardo N 32 vjeç , zgjati më pak se 30 sekonda raportojnë mediat ndërkombëtare.

Përmes rrjetit social Twitter drejtuesit e policisë meksikane shprehën keqardhjen për vrasjen e 32 vjeçarit i cili nuk dihet nëse në momentin e ekzekutimit ishte në orarin e detyrës.
Sipas mediave meksikane, viktima kishte qenë pjesë e operacionit që çoi në arrestimin e djalit të bosit të drogës.

Forcat speciale meksikane u detyruan ta ndërpresin arrestimin e tij më 17 tetor kur anëtarët e bandës në momentin e arrestimit e kthyen qytetin në një fushë beteje. Bosi i kartelit të drogës në Sinaloa El Chapo ndodhet në SHBA ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
Meksika është një nga vendet më të pasigurta në botë për shkak të krimit të organizuar dhe trafikut të kokainës.