Humbet kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal 30-vjeçari shqiptar

Humbet kontrollin e makinës dhe përfundon në kanal. Një aksident i rëndë është shënuar në San Nicolo, në Itali, ngjarje e ndodhur natën e ndërrim e viteve në rrugën “Fornace”.

Shoferi, një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi humbi kontrollin e makinës, u përmbys disa herë duke përfunduar në kanalin që shkon përgjatë rrugës.

NOA

Ndihma e shpejtë mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndërsa për shqiptarin raportohet se ka pësuar trauma të rënda.

Ai u transportua me helikopter për në spitalin e Parmës, ndërsa rruga në fjalë u bllokua për disa orë.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.