Arrestohen 12 persona nga policia spanjolle, kapen me 3 ton kokainë

413
Policia spanjolle njoftoi se ka kapur tre ton kokainë si dhe ka arrestuar 12 të dyshuar si kontrabandistë drogë nga Britania, Holanda dhe Spanja. Sasia e madhe e drogës u gjet në rajonin veri-perëndimor të Galicias, dhe mendohet se kanë qenë të lidhur në një rrjet kontrabande në jug të Kosta del Sol. Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar në këtë rajon prej17 vjetësh, tha policia.

Spanja është një pikë kryesore e hyrjes në Evropë të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut. Muajin e kaluar policia spanjolle zbuloi më shumë se një ton kokainë të fshehur nën qymyrin e drurit që vinte nga Kolumbia. Në nëntor, ata njoftuan arrestimin e një britaniku i akuzuar për rrjetin më të madh te trafikimit te drogës ne Europe.
Sigal