Arrestime në Gjermani e Turqi për trafik të paligjshëm të emigrantëve

391
Policia gjermane dhe ajo turke kanë kryer operacione masive në qytete të ndryshme në të dyja vendet në kuadër të trafikut të organizuar të klandestinëve.
Sipas autoriteteve respektive, në qendër të operacioneve kanë qene grupet kriminale të trafikut të qënieve njerëzore që kanë dërguar me anije dhe barka të rrezikshme më shumë se 1700 refugjatë në Europë.
Sipas kreut të policisë federale Dieter Roman, më shumë se 490 policë gjermanë kryer rreth 17 bastisje dhe kanë arrestuar pesë të dyshuar në gjashtë lande gjermane
Ai tha se trafikantët janë përgjegjës për vdekjen e klandestinëve, të cilët i trafikojnë drejt Europës me barka që janë në shitje për skrap, apo me pilotë që nuk kanë bërë kurrë një punë të tillë.
Bastisje të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të ndryshme të Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Mersin.
Kreu i policisë turke Mehmet Lekesiz, tha se janë arrestuar 30 persona gjithsej dhe ky operacion ndërkombëtar kundër trafikantëve të klandestinëve ka për qëllim ndalimin e fluksit të klandestinëve por edhe vdekjen e tyre.
Çdo emigrant paguan deri në 6 mijë euro për udhëtimin, i cili sipas shifrave ka pak garanci dhe shpesh përfundon me vdekje.
Kurse trafikantët veprojnë jo për altruizëm, por thjesht për përfitime monetare, pra marrin paratë e mijëra njerëzve që kërkojnë mjerisht një vend të sigurtë.
Sigal