Vuçiç: Disa vende nuk po bëjnë mjaftueshëm për krizën e emigrantëve

514
Kryeministri i Serbisë, Alexandër Vuçiç, ka kritikuar përpjekjet e pakta të disa shteteve të BE-së, që sipas tij, nuk kanë bërë mjaftueshëm për menaxhimin e krizës së emigrantëve.
Ai nënvizoi se këto vende kanë qënë të gatshme për të fituar fonde nga Bashkimi Europian, por kanë vepruar në mënyrë krejtësisht të kundërt kur bëhet fjalë për të dhënë para në funksion të zgjidhjes së një problem të përbashkët.
“Janë disa shtete që kanë marrë shuma mjaft më mëdha parash nga Gjermania dhe nga shtetet e tjera të Europës Perëndimore. Por tani që është momenti për të kontribuar në zgjidhjen e krizës, askush nuk po bën përpjekje të mjaftueshme. Për këtë arsye unë vijoj të mbetem pesimist se dicka mund të ndryshojë.”
Në mbyllje, Vuçiç nënvizoi se nuk është e drejtë që pesha e krizës së emigrantëve të mbahet vetëm nga disa shtete si Gjermania, Austria dhe Suedia.
Kreu i ekzekutivit serb u shpreh se për të gjetur një zgjidhje nevojitet kontributi i të gjithë vendeve të Europës.
Sigal