Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kryeson listën e myslimanëve më me ndikim në botë, pasuar nga mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al-Saud dhe mbreti jordanez Abdullah II, transmetojnë mediat turke. Edicioni i dhjetë jubilar “Lista me 500 myslimanët më me influencë për 2019” është publikuar nga Qendra e Studimeve Strategjike Islame Mbretërore, me seli në Jordani.

Raporti thotë se Erdogan u bë presidenti i parë direkt i zgjedhur i Turqisë në gusht 2014 dhe ai fitoi mandatin e dytë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, me pjesëmarrje prej 86 për qind të votuesve. Gjatë mandatit të Erdoganit, Turqia ka arritur rritje ekonomike të paprecedentë, ndryshime kushtetuese dhe ka rritur përsëri në një nga fuqitë më të mëdha botërore, thuhet në deklaratë.

Erdogan në edicionin e Listës së 500 myslimanëve më me ndikim në botë për 2016 dhe 2017 ishte në vendin e tetë, ndërsa në edicionin 2018 ishte në vendin e pestë.