43 të vdekur si pasojë e përplasjes së një kamioni me një autobus

57
Afganistan, përplasen një kamion dhe një autobus, 43 të vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme mes një autobusi që transportonte pasagjerë dhe një kamioni.
Ngjarja ka ndodhur në provincën afgane të Samangan. 43 persona kanë humbur jetën nga aksidenti.
Shefi i policisë lokale, Baqir Masoud, tha se nga aksidenti janë plagosur edhe 19 persona të tjerë. Pas përplasjes me kamionin, autobusi kishte përfunduar në një shkëmb.
Policia po heton për të gjetur shkaqet e aksidentit.