400 padi për “tradhti kombëtare” kundër Merkel

444
Qindra gjermanë po përpiqen që t’i hapin telashe ligjore kancelares Angela Merkel, duke e akuzuar atë për tradhti të lartë kombëtare. Prokurorët Federalë në Zyrën e Karlsruhes kanë bërë me dije se deri më tani kanë ardhur afro 400 padi të tilla. Mendohet se ky është një aksion i ndërmarrë nga partitë e djathta ekstremiste, të cilat kundërshtojnë dhënien e azilit, për refugjatët sirianë.
Paditësit janë bazuar tek një normë juridike e legjislacionit gjerman, ku parashikohet se cilido qytetar që përpiqet të ndryshojë Republikën Gjermane ose të dëmtojë rendin konstitucional me forcë ose duke përdorur mënyra të tjera, do t’u përgjigjet sanksioneve mbi akuzën e tradhtisë së lartë kombëtare. Ekstremistët thonë se politika e strehimit të emigrantëve mund të sjellë pasoja të rënda demografike si dhe të vërë në pikëpyetje origjinalitetin e Republikës gjermane.
Pavarësisht këtij formulimi të kujdesshëm, ekspertët shprehen skeptikë në lidhje me pranimin e një padie të tillë nga gjykata. Merkel ka hasur në kundërshti të forta si pasojë e politikave që mbështesin ardhjen e emigrantëve. Presidenti i Federatës së Bavarisë, Horst Seehofer, ka deklaruar se ai do të ndihmojë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban si dhe shtetin austriak për të ndalur ardhjen e azil-kërkuesve.
Sigal