32 vjeçari shqiptar, më i urryer në SHBA, çmim stratosferik ilaçit monopol

452
Një multimilioner shqiptar ka ngjallur zemëratë publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ka ndryshuar brenda ditës çmimin e një ilaç jetik kundër HIV-AIDS edhe kancerit nga 13 $ në 750 dollarë. Bëhet fjalë për shqiptaro-amerikanin 32-vjeçar Martin Shkreli, shef ekzekutiv i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceutical” i cili ka blerë nga “Impax Laboratorikes” monopolin (të drejtat e plota) për shitjen e ilaçit Daraprim, duke njoftuar njëherësh rritjen stratosferike të çmimit të tij.
Një vit më parë shqiptaro amerikani ishte në qendër të lëvdatave për suksesin e tij në moshë fare të re…por menjëherë pas vendimit “surprizë” për të rritur çmimin e ilaçit, janë lëshuar një lumë kritikash dhe pakënaqësish.
Specialistët e fushës thonë se ky çmim është i pajustifikueshëm pasi një kurë e plotë mund të arrijë shifrat e 600 mijë $. Në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që nuk ndërhyjnë në normalizimin e tregut por lënë pacientët në dorën e firmave të mëdha farmaceutike që kërkojnë të bëjnë miliarda në kurriz të tyre.
Por Martin Shkreli e sheh krejt ndryshe…
Në deklarata të shumta që ka dhënë për mediat shqiptaro-amerikani thotë se kompania e tij është e “detyruar” për këtë vendim, pasi rritja e çmimit do të ndihmojë për të kryer kërkime të tjera në bërjen e ilaçeve më efektive dhe me më pak efekte anësore.
“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli.
Gjithashtu ai shtoi se të ardhurat nga shitja e ilaçeve do të ndihmojnë në financimin e programeve farmaceutike për të krijuar medikamente me kosto të ulët për konsumatorët.
Sigal