Ne ndoshta nuk e bëjmë për njerëzit, 17-vjeçari turk e bën për pëllumbat

523
Sigal

Një 17-vjeçar në qytetin Izmir të Turqisë ka gjetur një mënyrë shumë origjinale për të shpëtuar nga temperaturat e larta disa pëllumba që kishin zgjedhur të ngrinin foletë mbi disa shtylla semafori.

Ai ka vendosur disa çadra mbi foletë në mënyrë që shpendët të mbrohen nga rrezet e diellit.

“Temperaturat janë shumë të nxehta dhe mendova se kjo mund të ndikojë te zogjtë. Bleva çadra dhe i vendosa mbi shtyllat e semaforit. Sa herë që kaloj kontrolloj nëse çadrat janë në vendin e tyre apo jo”, është shprehur për AA Semih Uzuno.