“Hajduti psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin”, Basha akuza të forta Ramës, zbulon mesazhin

513
Sigal

Pak ditë pas dorëzimit në Prokurorinë e Përgjithshme të një letre në të cilën kërkonte hetim për pastërtinë e figurës së kreut të ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri, kryedemokrati Basha ka reaguar rreth ecurisë së hetimeve mbi këtë çështje.

“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin.Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki.”, shprehet Basha teksa e akuzon kryeministrin Rama se e merr dhe e mbron pushtetin vetëm me krimin.

Postimi i plotë i Bashës:

Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin aine merr dhe e mban vetëm me krimin.

Mesazh nga brenda bunkerit të grupit të strukuruar kriminal të Rilindjes:
” Zoti kryetar, Edi Rama është bërë shumë keq për zbulimin e skandalit të Valdrin Pjetrit. Ai ka urdhëruar Llesh kimikun dhe Arta Markun e Donika Prelën ti bllokojnë me çdo kusht hetimet. Sipas ligjit të dekriminalizimit prokuroria duhet të merrte urgjent shenjat e gishtave të Valdrin Pjetrit dhe ti niste për verifikim në Itali. Por Rama ka bllokuar hetimet. Është bërë shumë keq.”

basha