Dëshmitarët thonë se 26 persona janë vrarë në verilindje të Bornos nga sulmuesit që besohet të jenë rebelë nga grupi ekstremist Boko Haram, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Ali Abdulqasim tha se fshati i tij Kolori dhe fshati fqinj Baana-imam janë sulmuar mbrëmë vonë. Abdulqasim tha sot se i shpëtoi sulmit duke u fsheur, dhe se kishte parë sulmuesit mbi kuaj teksa gjuanin me armë në drejtim të fshatarëve. Edhe Abbas Gava, zëdhënës i një grupi civil të mbrojtjes tha se 26 persona kanë vdekur nga sulmi. Ngritja e Boko Haram-it, në gjashtë vjetët e fundit ka shkaktuar vdekjen e rreth 20 mijë personave.