Sigal

Në Shqipëri jo çdo fëmijë me aftësi ndryshe mund të ketë akses në sistemin arsimor. Kështu referuar të dhënave të World Vision rreth 27% e fëmijëve me aftësi ndryshe nuk e frekuentojnë shkollën. Kjo shifër është kthyer në “mollë” sherri mes Ministres së Arsimit dhe të organizatave jo qeveritare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vend.

Ndërkohë që Ministrja e Arsimit ka risjellë edhe një herë në vëmendje faktin se këtë vit do të kemi dyfishim të  mësuesve ndihmës në shkollat.  Numri i tyre do të shkojë  në 700 të tillë.

Në të gjithë vendin janë rreth 3700 fëmijë me aftësi ndryshe , kjo shifër sipas të dhënave zyrtare të qeverisë. Ndërkohë që vitet e fundit po mundohet ti kushtohet një rëndësi më e madhe “gjithëpërfshirjes në arsim”.