Publikohet Formulari A2, afati i plotësimit deri me 28 korrik

538
Publikohet afati për plotësimin e Formularit A2. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve tha se maturantët kanë afat deri me datën 28 korrik për plotësimi i formularit. “Kandidatët e Maturës Shtetërore 2015, të cilët dëshirojnë të plotësojnë formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 – 2016, duke u bërë kështu pjesë e garës për t’u shpallur fitues sipas parimit meritë-preferencë, se duke filluar nga dita e sotme (dt. 20, 07, 2015), duhet të kryejnë veprimet e mëposhtme’, u shpreh Vrapi. Fillimisht maturantët duhet të bëjnë është shkarkimi nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) ëëë.akp.gov.al, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit A2. Ndërkaq, faturën mund ta gjejnë edhe në rubrikën Matura Shtetërore, duke klikuar në opsionin Matura Shtetërore 2015 , për të vijuar klikimin në Paketë informuese për formularin A2 2015, dhe më pas maturanti klikon Fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2, dhe faza e fundit është printimi i faturës. Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas, maturantët duhet të paraqiten në drejtorinë e shkollës, në të cilën kanë bërë aplikimin e formularit A1, apo A1Z dhe të dorëzojnë mandat pagesën. Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës do të hedhë në sistemin informatikë pikët dhe notën mesatare të tij. Ndërsa për maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme, nuk do të kenë mundësi të aplikojnë me formularin A2 për shkak të mungesës në sistem të pikëve dhe notës mesatare. Afati i fundit është data 28 korrik.
Plotësimi i Formularit dhe përllogaritja e pikëve
Maturantët pasi janë njohur me rezultatin e provimeve të Maturës Shtetërore 2015, i nënshtrohen fazës përfundimtarë, plotësimit të Formularit A2 si kusht për të konkurruar për vazhdimin e studimeve në Universitet. Një ndër faktorët më të rëndësishëm për fitimin e të drejtës për të vazhduar studimet e larta është edhe përllogaritja e saktë e pikëve, e cila do t’i ndihmojë ata për të përcaktuar më saktë se kush janë degët që mund të fitojnë në universitetet publike të vendit. Përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të maturantit bëhet sipas skemës: Shënojmë me M, D1, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje. Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike. Shënojmë me F1, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit do të bëhet me formulën: S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17* (Z1*F1+Z2*F2)}*5. Në llogaritjen e pikëve kandidatët duhet të përdorin vetëm notën e përshkallëzuar. Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit formula ka ndryshim, pasi më shumë rëndësi këtë vit dhe peshë ka mesatarja e shkollës së mesme, pasi i është rritur pesha, nga 20% që e kishte më parë këtë vit ka shkuar 26%. Duke ju ulur me nga 3% pesha e secilit provim me zgjedhje. Në formulën e llogaritjes së pikëve kjo gjë sjell një diferencë prej 50 pikësh. Këtë vit maturantët me formulën e re marrin 50 pikë më shumë se vjet. Çdo maturant ka të drejtë që në Formularin A2 të rendisë 10 preferencat për degën që dëshirojnë të ndjekin studimet në shkollën e lartë.
Provimet, 540 maturantë kontestojnë rezultatet
Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2015, nga 41 mijë që janë gjithsej, 540 maturantë nuk janë të kënaqur me rezultatet nga korrigjimet dhe kanë ankimuar notat e tyre. Pa verifikimeve nga Agjencia Kombëtare e Provimeve konstatohet se pjesa më e madhe e ankesave lidhet me rezultatet në lëndës e Gjuhës dhe Letërsisë, ku më herët maturantët kanë zhvilluar edhe protesta në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit duke kundërshtuar notën. Sipas maturantëve të cilët kundërshtojnë rezultatet, korrigjimi dhe vlerësimi i testit të Maturës Shtetërore nuk është real.
Sigal