Procedurat e reja për të studiuar në Itali për vitin e ri akademik

842
Sigal

ITALI/ Formulari: Të shkruhet në mënyrë të qartë vetëm një fakultet, një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni

 

Duke iu referuar raportit të regjistrimeve të studentëve të huaj, shtypi italian vlerëson se nga 70 mijë studentë të huaj që janë regjistruar në krye të “top ten” të vendeve të huaja, renditet Shqipëria me 15.5% të studentëve të huaj, e ndjekur më pas nga Rumania me 13.6% dhe Maroku me 13.5%. Nga të gjitha Universitet e Italisë ndër ato më me emër mund të përmendim universitetet në Milano, Torino, Bolzano, Romë, Breshia etj.. Brenda dt.10 shtator mbyllen aplikimet për Konvikt dhe brenda 31 tetor, mbyllen aplikimet për bursë të thjeshtë. Viza e studimit është falas dhe lejon hyrjen ekskluzivisht në territorin italian. Studentët do të priten në ditët e caktuara, në bazë të universiteteve të zgjedhura dhe viza është falas.

-Procedura

Studentët brenda juridiksionit të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës italiane në Tiranë, të cilët dëshirojnë të regjistrohen pranë një universiteti italian, duhet të dërgojnë një zarf, ta sjellin personalisht dorazi pranë sportelit të kësaj ambasade, që ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar, ose ta nisin me postë me destinacion: Ambasada Italiane, Kancelaria Konsullore, Rruga: Lek Dukagjini nr. 2, zyra e regjistrimeve universitare. Tiranë, me këtë listë dokumentesh brenda zarfit:

1. Formularin e Regjistrimit, të plotësuar në çdo pjesë të tij, sipas modelit bashkëngjitur.

 Bëni kujdes në faktin që në këtë formular, ndër të tjera, të shkruhet në mënyrë të qartë: vetëm një fakultet dhe një degë e përzgjedhur, si dhe një numër telefoni.

 E detyrueshme:

 Fakulteti dhe dega e përzgjedhur nuk mund të ndryshojnë më titullin e Studimit

Studentët që e kanë mbaruar shkollën e mesme, dëftesën e pjekurisë në origjinal. Në rast se e kanë humbur atë, atëherë të fusin në zarf një vërtetim zëvendësues me fotografi, me notat e të katër viteve, së bashku me ato të provimeve të maturës. Shpjegimi i korrespondon këtyre rretheve: Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Vendbanimi përcaktohet nga rrethi i cili ka lëshuar pasaportën e studentit.

Titulli i studimit duhet patjetër të jetë:

Origjinali, i firmosur dhe i vulosur nga Drejtoria Arsimore e Rrethit dhe nga Ministria e Arsimit. Po ky origjinal, i përkthyer në italisht në çdo pjesë të tij, përfshirë përkthimin e konfirmimeve me firme e vulë të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, më pas i noterizuar te noteri dhe në fund i legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare. Vetëm pasi ky origjinal të jetë vulosur në Drejtorinë Arsimore të Rrethit dhe në Ministrinë e Arsimit, të jetë përkthyer, të jetë noterizuar dhe në fund të jetë legalizuar në Ministrinë e Jashtme shqiptare, duhet t’i bëhen 2 (DY) fotokopje të plota, të të gjitha fletëve, ku të përfshihen saktësisht: fotokopja e plotë e dëftesës përfshirë dy vulat dhe firmat të Drejtorisë Arsimore të Rrethit dhe të Ministrisë së Arsimit, përkthimi i dëftesës, noterizimi te noteri dhe vula e legalizimit në Ministrinë e Jashtme shqiptare, pra me pak fjalë, të  2 fotokopjet duhet të jenë të plota dhe të përfshijnë çdo fletë që ka lidhje me dëftesën e pjekurisë apo vërtetimin zëvendësues për ata që e kanë humbur këtë dëftesë ose me vërtetimin me nota, për ata që frekuentojnë akoma vitin e katërt të shkollës së mesme.

3. 1 (Një) fotokopje e dy faqeve të para të pasaportës.

4. 2 (Dy) fotografi me ngjyra, format si për pasaportë.

5. Nëse dispononi, certifikatë të njohjes së gjuhës italiane + 2 (dy) fotokopje të thjeshta

 të lëshuara nga këto Universitete italiane: Perugia, Roma Tre, Siena.

Ju duhen për të paraqitur përfundimisht për Bursën pranë institucionit që jep bursat (shembull Torino ka EDISU).

1-Vërtetimi që keni kaluar provimin e gjuhës. (Regjistrimi më saktë)

2-Dokumentet origjinale që keni bërë në Tiranë. (Ato që do paraqisni te CAAF)

3-Të ardhurat që CAAF llogariti për familjen tuaj. (Jua japin ato max 10 min punë por ka shume radhë, prandaj  mundohuni të prenotoni)

 4-Ricevuta që morët në Kuesturë (Fotokopje, mos jepni origjinalen)

 5-Fotokopje e Diplomës. (N.q.s nuk e keni duhet ta kërkoni në sekretarin e studentëve të huaj. Ato kanë dokumentet që ju keni futur për të aplikuar në Ambasadë. Fotokopjen e Diplomës merreni me Vulë të bashkangjitur me Valutazione di Valore që Ambasada jua ka dhënë juve ose e ka dërguar në këtë sekretari)

 6-Formulari i plotësuar.(Janë katër faqe formular të cilin e tërhiqni në institucionin që jep bursën).

 Në Formular do të keni 4 opsione

 1-Bursë

 2-Konvikt (Posto letto)

 3Mensa

 4-Përgjysmim taksash (Riduzione tasse)

 Kërkojini të katra këto.

1) Pasaportë

 2) Fotokopje pasaporte

 3) Fotografi

 4) Sigurim shëndetësor pranë njërës nga shoqëritë e mëposhtme të sigurimit:

 • Insig

 • Sigma

 • Interalbanian

 • Sicred

 • Intersig

 • Sigal

 • Atlantik

 • Albsig

 5) Fotokopje të sigurimit shëndetësor

 6) Deklaratë mikpritjeje nga ana e pritësit në itali, shoqëruar me kopje të lejes së qëndrimit ose me kopje të një dokumenti identifikimi n.q. se është shtetas italian

 ose deklaratë e studentit mbi hotelin ku do të qëndrojë (e kompletuar me emrin e hotelit, adresën)

 7) Urdhër xhirimi i përhershëm dhe i pakthyeshëm (Banka Italo-Albanese) prej 4 500 euro.

 8) Formulari i plotësuar në çdo pjesë të tij dhe i firmosur nga studenti.

Për të aplikuar për bursë studimi në Itali duhet:

1-Të ardhurat familjare.

a-Paga mujore e prindërve.(N.q.s papunë vërtetim nga zyra e punës që janë të papunë)

b-Vërtetim në keni apo jo aktivitet privat.(N.q.s jo, vërtetim që s’keni, n.q.s po lloji aktivitetit dhe shpërndarja. Mirë do ishte që s’keni;)

c-Vërtetim në keni në pronësi tokë.(N.q.s jo, vërtetim që s’keni, n.q.s po sa tokë keni)

d-Sipërfaqja e shtëpisë suaj.(N.q.s jeni i pastrehë, vërtetim ose me qira, vërtetim sa paguani qira shtëpie)

2-certifikatë Familjare.

3-certifikatë Personale.

Tërë këto dokumente duhet të jenë:

1-Të përkthyera në gjuhën italiane dhe të noterizuara.

2-Të legalizuara në Ministrinë e Jashtme Shqiptare (Tiranë)

3-Të legalizuara nga Ambasada italiane në Tiranë ose nga Konsullatat italiane në Shkodër dhe në Vlorë (Kjo në varësi ku bëni kërkesën për studim. Varet nga vendi ku banoni)