Po përfundon faza e II-të e aplikimeve për studime në Itali

638
Sigal

Shumë nxënës dhe studentë shqiptarë, kanë aplikuar në fazën e parë, e cila ka filluar nga data 24 mars 2014. Patronati INAS Albania, në këtë fushë, duke dhënë kontributin e tij pa pagesë, ka asistuar dhe ndihmuar në të gjitha procedurat, çdo student apo nxënës që është i interesuar për të studiuar në universitetet apo shkollat italiane.

Faza e parë ishte në periudhën kohore nga data 24 mars deri në 30 qershor, ku aplikuesit  duhet të dorëzojnë personalisht dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e para-regjistrimit pranë Ambasadës Italiane, ku kanë paraqitur dokumentacionin, duke fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të Ambasadës.
Faza e II-të ka filluar nga data 2 qershor dhe përfundon në 31 korrik 2014, ku do të dërgohen përmes Postës Shqiptare, disa dokumente të tjera plotësuese që përcaktohen në procedurat e fazës së dytë dhe të tretë.

 FAZA E DYTË: DËRGIMI I DOKUMENTACIONIT PËR KËRKESËN E VIZËS

( nga data 2 qershor deri më  31 korrik 2014)

Nga data 2 qershor deri në datën 31 korrik 2014, studentët që kanë bërë kërkesën për para-regjistrim, duhet t’i dorëzojnë Ambasadës Italiane, përmes Postës Shqiptare dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës. Në fazën e dytë nuk është e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: Të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës së Postës Shqiptar  më të afërt.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

1) Nëse nuk është dorëzuar gjatë para-regjistrimit, Dëftesën e Pjekurisë (eventualisht bashkë me Diplomën Universitare, me listën e notave dhe me programin e detajuar të studimeve në rastin e regjistrimit në Master) origjinal ose kopjen e noterizuar, të apostiluar në Ministrinë e Jashtme dhe të përkthyer nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi “Skënderbej” Pallati  Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga një përkthyes i betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet të Ambasadës.
2) Formulari për kërkesën e vizës, tërësisht i plotësuar dhe firmosur, me 2 fotografi të bashkëngjitura.
3Deklaratë mbi të dhënat personale, të plotësuar me datë e firmë.
4) Pasaportë e vlefshme mbi tre muaj pas skadencës së vizës së kërkuar; kopje e faqes së  pasaportës me të dhënat personale;
5) Deklaratë për vendbanimin në Itali:
• Në rast qëndrimi pranë një personi privat: deklaratë strehimi nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2015, fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë (p.sh. nëse është shtetas i huaj: lejen e qëndrimit (permesso di soggiorno) ose faturat e rinovimit; nëse është shtetas i BE-së, pasaportën ose kartën e identitetit);
• në rast qëndrimi pranë enteve apo institucioneve fetare: deklaratë strehimi nga institucioni dhe një fotokopje e dokumentit të identitetit me firmë të ftuesit:
• në rast qëndrimi në hotel: prenotim hoteli për qëndrim jo më të shkurtër se një muaj.
6) Sigurim shëndetësor për udhëtim: Mund të bëhet pranë shoqërive të sigurimit si shqiptare ashtu dhe italiane, por që në asnjë rast nuk duhet të përmbaje kufizime ose përjashtime të asnjë lloji (as për sëmundjet e mbuluara nga siguracioni as përsa i përket tarifave të përcaktuar për një shtrim spitalor urgjent), i vlefshëm nga data e fillimit të vizës deri më 31.01.2015.
7) Vërtetim Bankar, për të paktën 5.818,93 euro sipas normativës MIUR. Këto burime financiare duhet të jenë të përdorshme direkt nga studenti (llogari bankare personale) dhe nuk mund të provohen me garanci bankare nga të tjerë.
8) Nje zarf bosh (i domosdoshëm për kthimin e dokumentacionit); sipër zarfit duhet të shënohen DETYRIMISHT të dhënat e mëposhtme: Mbiemër; Emër; Emri i Universitetit; Kursi i studimit; Adresa e email-it ; Numrat e kontaktit: fix si dhe atë celular; Zyrës Postare që mbulon territorin e banimit të studentit.

 FAZA E TRETË: DORËZIMI I DOKUMENTAVE DHE PASAPORTËS ME VIZË

(nga data 1 korrik deri më 25 gusht 2014)

Nëse studentët plotësojnë kërkesat e parashikuara nga normativa, Ambasada Italiane do të lëshojë vizën për studim/universitet. Lëshimi i vizës nuk nënkupton pranimin automatik në Universitetin e përzgjedhur. Për t’u informuar mbi pranimin, studentët duhet t’i drejtohen direkt universiteteve.

Për dorëzimin dhe kthimin e dokumenteve, studentët duhet t’i paguajnë Postës një tarifë prej 200 lekësh nëse banojnë në Tiranë dhe 300 lekësh (përfshirë TVSH) të vlefshme për të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Procesi i ridorëzimit të pasaportës dhe dokumentacionit të legalizuar do të kryhet brenda muajit gusht 2013 dhe vizat për studim/universitet do të jenë të vlefshme nga data e fillimit të udhëtimit deri më datën 31 janar 2015.

Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra, për banorët e qyteteve të mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Patronati INAS ALBANIA, jep të gjithë konsulencën e nevojshme, që nga fillimi i procedurave dhe deri në mbylljen e tyre për të gjithë studentët që paraqiten pranë zyrave tona, me qëllimin e vetëm, për kursimin e shpenzimeve dhe kohës, si dhe me përfundimin me saktësi të të gjitha procedurave. Të gjitha shërbimet tona janë FALAS, pa asnjë lloj pagese.

Edhe mbas fitimit të së drejtës për studime në Itali, Patronati ynë, ndihmon studentët shqiptarë, nëpërmjet strukturave që ka në të gjithë Italinë, deri në akomodimin e plotë të tyre.

Naim Balluku & Beskida Aliaj