Mustafa FAJA/ Shkolla që shkëlqeu dhe shkëlqen në qarkun e Durrësit

232

70 Vjetori i shkollës 9-vjeçare “Hamza Vlashi”, Maminas

Më 4 dhjetor 1944 hapet në Maminas për të gjithë zonën, shkolla e parë shqipe. Pra, 5 ditë pas Çlirimit të Atdheut. Kështu pra, në atë faqe të kodrës ullishtore përballë rrugës që lidh Tiranën me Durrësin në kohë të turbullta, akoma brenda ditëve të para të lirisë hapet shkolla. Kështu pra, 13 vogëlushët e parë, 13 vocërrakët e parë me këllëfët prej lecke hedhin hapat e para për t’u mësuar nga mësuesi i tyre. E këto vocërrakë ishin: Ahmet Ramaliu, Muhamet Luku, Shyqyri Vlashi, Rexhep Dervishi, Sherif Koni, Ramiz Koni, Haxhi Vlashi, Sulejman Koni, Zylyf Koni, Bejte Koni, Zenel Metaliu, Sabri Ramaliu, Hamdi Gjeçi e të tjerë më vonë si: Mustafa Koni, Nebi Koni, Maksut Koni, Besim Koni e Shaban Rama. E pra, aty ku është sot Qendra Shëndetësore, mësuesi i ri i sapodalë nga Normalja e Elbasanit, Hamza Vlashi hap klasën e parë fillore pasi kthehet nga zona e malësisë veri-lindore ku njihet atje me kolegun e tij shijakas Hamdi Fajën, ku edhe ky dy ditë pas Çlirimit fillon në shkollën e Shtrazës. Ja ç’ thotë ish mësuesi i gjuhës shqipe i zonës së Maminasit, i cili ka punuar vitet e fundit në këtë shkollë për mësuesin Hamza Vlashin në autografin e tij që më jep mua si opinion për shkrimin: “Ajo shkëndijë që ndezi zotni Hamzai me 13 vocërrakët e Maminasit, vetëm 5 ditë pas Çlirimit të Atdheut, u bë pishtar i ndritur që ndriti e ndrit brezat e arsimuar të tij”. Më vonë në vitin 1947 – 1948 hapet shkolla unike (7-vjeçare). Viti i parë klasa e pestë, ku dhe shteti shqiptar duke parë dhe dashurinë e madhe të kësaj zone për arsimin ndërton në vitin 1948 shkollën e re me tri klasa mësimore bashkë me anekset, ku rreth vitit 1950 mësuesi dhe drejtuesi i kësaj shkolle Hamza Vlashi hap dhomën e pionierit dhe bibliotekën e shkollës që të lexojnë fëmijët në kohën e lirë. Pastaj me radhë për fëmijët e shkollës bën bashkë me to fushën e futbollit dhe te volejbollit. Më vonë instalon ujin e pijshëm në oborrin e shkollës ku pasdite mbushnin ujë dhe banorët e afërm. Vitet kalonin. Vitet e shkollës pasuronin historikun e saj nga dita në ditë, nga viti në vit. Kështu pra me kalimin e viteve për t’i shërbyer popullit të kësaj zone dolën kuadrot e parë, si: Riza Xhepa, Hysni Koni, Xhemali Dervishi, Ferik Dervishi, Ahmet Bici, Zija Lala, Haxhi Fusha, Ramazan Bregu, Mehdi Picari, Tahir Luku, Sulejman Koni, Rexhep Dervishi, Sherif Koni, Ramiz Koni, Shyqyri Subashi, Haki Leba, Ali Mara, etj. Këto ishin disa nga dallëndyshet e para të kësaj zone. Numri i nxënësve, 105, gjatë viteve 1950 arrin më shumë, ku sot në vitin shkollor 2014–2015 paraqiten në bankat e tyre për të mësuar 337 nxënës me në krye 21 mësues e tre edukatore kopshti. Nga kjo shkollë kanë dalë pasi kanë mbaruar shkollat e larta mbi 12 mjekë, mbi 60 oficerë, mbi 200 agronomë e veterinerë, mbi 105 mësues, afro 10 farmacistë, rreth 20 juristë, mbi 4 vetë me titujt Dr. e Prof. e disa kandidatë të cilët i shërbejnë kombit në fusha të ndryshme të jetës sipas profileve. Veç mësuesve vendas pas viteve 1944 kanë punuar dhe mësues të tjerë, si Piro Vila, Petraq Kosova, Ramazan Subashi, Agim Dermani, Fatmir Libohova, Mereme Shkodra, Riza Deliallisi, Dhimitër Goga, Shefik Deliallisi, Hysen Metalla, Hasan Rroshi, Sami Rroshi, Musa Dunga, Isuf Bala, Seit Subashi, etj, etj. E në vitet e mëvonshme: Kostaq Papajani, Shëndet Lako, Shpresa Lako, Hasan Belshaku me të shoqen Xhyheren; Zaim Hado, Agim Deliallisi, Sabri Peqini, Meri Muzina, Taulant e Bahrije Libohova, Rruzhdi Qorri, Vera Bejleri, Agim Faja, Liri Bodinoti, Lluka Prifti, Agim Turra, Fatbardh Nepravishta, Mehmet Myftiu, Ylli Mançe, Hysen Lila, Pranvera Agasi, Mimoza Pronjari, Roza Shala, etj, etj, etj, pa numërim, për të shkolluar në të gjithë profilet fëmijët e kësaj zone.

Nuk mund të lemë pa përmendur dhe mësues të tjerë të kësaj zone si: Hysni Koni, Selim Fusha, Hamdi Sula, Xheladin Subashi, Besim Hysa, Daut Mehja, Qazim Koni, Ymer Zeza, Shyqyri Kodra e të tjerë që nga viti 1952. Mos të harrojmë shtruar e shtruar pas hapjes së shkollës së parë shqipe në këtë zonë hapet po nën interesimin e themeluesit të kësaj shkolle Hamza Vlashi te ish kulla e Rexhep Jellës hapet kopshti i parë për fëmijë me edukatore Hana Gjeçin. Po kështu dhe në fshatra të tjerë të zonës. S’duhet harruar ndër vite në këtë zonë, krahas mësimit, ka vazhduar dhe lufta kundër analfabetizmit nën drejtimin e mësuesve: Agim Dermani, Besim Hysa, Adile Vela, Hariz Metaliu, Seit Subashi, Riza Deliallisi, Pirro Vila e Rexhep Dervishi jashtë kohës së mësimit; në shkollë e lagje. Për punë të mirë të dekoruar të kësaj shkolle kanë qenë mësuesit: Hamza Vlashi me titullin “Mësues i Merituar”; me urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i ll-ë e lll-ë, mësuesit Besim Hysa, Hasan Metaliu e Hysni Koni; ndërsa me medaljen “Naim Frashëri” mësuesit Sazan Guraliu, Emin Dervishi, Shqipe Koni, Ahmet Ramaliu, Hariz Metaliu, Rexhep Dervishi, Ramazan Subashi, etj.. Ose, me detyra funksionale pushteti kanë shërbyer veç Hamza Vlashit dhe Mahmud Hysa, Hilmi Gjeçi, Gëzim Koni, Zeqir Vrioni, Mehdi Picari, Besim Hysa, Musa Vlashi etj.. Veç profesionit si mësues tek disa shkëlqente pasioni për artet e ndryshme si te Vjollca Koni, Besim Hysa, Liljana Dervishi, Rakip Koni, Mehdi Picari. Për shembull Liljana Dervishi merr pjesë në Festivalin e Pionierëve në Shkodër, Kujtim Koni boton vjersha për fëmijë në revistat “Fatosi” e “Pionieri”. Edhe këto veprimtari pasuruan dhomën muze të shkollës. Këtë shkollë të ngritur pranë themelit të vjetrës, e drejton sot më i riu mësues me pasion e dashuri Ervin Koni, i cili mund t’i ketë shokët e rrallë si drejtues edhe në shkalle rrethi. E pra në prag të 70 vjetorit të hapjes së saj, kjo shkollë ka filluar zbatimin e një programi të gjerë e të pasur me plot veprimtari arsimore e artistike, ku për zbatimin e tij po punon me vetëmohim dhe nëndrejtoresha e shkollës Teuta Sula. Pra s’ka më mirë kur një shkollë e tillë si kjo e Maminasit ecën në traditën e mirë të themelimit të saj, ku zbatohet disiplina e punës mësimore. Në këtë program të madh të 70 vjetorit të saj do të mbahet dhe një sesion pedagogjiko–shkencor me të ftuar nga Durrësi e Tirana. Në vazhdën e mirë të kësaj shkolle vazhdon dhe shkolla e mesme e kësaj zone.