MASR për arsimin publik/ Publikohen kriteret për aplikimin në portalin “Mësues për Shqipërinë” për qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Korçë. Lista e dokumenteve dhe afati i dorëzimit. Rregullat e reja për Provimet e Maturës 2019

2756
Sigal

Lista e dokumenteve që duhen dorëzuar për aplikimin në portalin

“Mësues për Shqipërinë”

 

Çdo kandidat i interesuar për të ushtruar profesionin e mësuesit, duhet të dorëzojë një listë dokumentesh për të konkurruar për në një vend të lirë pune në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon se dosja e plotë e dokumentacionit duhet të dërgohet me anë të shërbimit postar deri me datë 5 Qershor pranë Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP), përkatësisht: DRAP Durrës, DRAP Lezhë, DRAP Fier dhe DRAP Korçë.

Cila është lista e dokumenteve të nevojshme për t’u dorëzuar:

  1. Jetëshkrimi;
  2. Kërkesë për konkurrimin në portalin “Mësues për Shqipërinë”;
  3. Raport mjeko-ligjor;
  4. Vetëdeklarim për gjendjen gjyqësore;
  5. Vërtetim i qendrës së banimit;
  6. Kopje e librezës së punës e njehsuar me origjinalin (nëse ka);
  7. Kopje e njehsuar me origjinalin e diplomës/ave, vërtetimit/listës së notave të studimeve të larta (cikli i parë, cikli i dytë dhe diplomat e integruara të nivelit të dytë) ose të barasvlefshme me këto sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor në fuqi;
  8. Kopje e njehsuar me origjinalin e licencës së provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit, për të gjithë kandidatët që kanë detyrim ligjor ta kryejnë këtë provim sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi;
  9. Kopje e njehsuar me origjinalin e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka);
  10. Kopje e njehsuar me origjinalin e certifikatave me kreditet e trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kreditet e trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MASR, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara nga MASR;
  11. Kopje e njehsuar me origjinalin e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja;
  12. Deklaratë nga kandidati për autorizimin e DRAP që të shqyrtojë vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura.

Portali “Mësues për Shqipërinë”, i cili është funksional që prej vitit 2014-të, është një mekanizëm i ngritur në funksion të emërimit të mësuesve në bazë meritokracie dhe siguron që pjesë e sistemit të jenë më të mirët, duke shmangur kështu çdo lidhje me korrupsionin e nepotizmin. Ky model është vlerësuar vitin e kaluar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE), të cilat e kanë përgëzuar dhe kanë nënvizuar se do ta përdorin edhe në vendet e tjera.

Në 4 vite të zhvillimit të portalit janë punësuar rreth 6,104 mësues, shifër e cila është në ndryshim të vazhdueshëm sepse punësimet ndodhin gjatë gjithë vitit shkollor, si të punësuar me kontratë të përhershme, ashtu edhe të përkohshme si mësues zëvendësues.