Ja modeli i Ligjit për Arsimin e Lartë, sipas Shoqatës Europiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës

811
Sigal

Projektligji/ Senati i UT-së – MAS-it: Drafti përfundimtar i arsimit të lartë të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë

 Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit që të merren parasysh rekomandimet e këshillave të fakulteteve të UT-së dhe të reflektohen me përgjegjësi në draftin përfundimtar. Gjithashtu, ky draft duhet të konsultohet edhe me partnerët ndërkombëtarë, përpara se të prezantohet si i tillë. Senati i UT-së në vendimin e tij mbi projektligjin e parashtruar për diskutim, konstaton se: Drafti i P/Ligjit të AL bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; Drafti i P/Ligjit të AL shkel parimet themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës Europiane të të Drejtave të Njeriut; Drafti i P/Ligjit të AL ka një frymë të theksuar etatiste; Studentët përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes.

 

Vendimi i Senatit të UT-së mbi draftin:

1. Drafti i P/Ligjit të AL bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

Neni 57/7 i Kushtetutës së RSH ku thuhet se: “Autonomia e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”. Projekt Ligji i AL përbën regres flagrant në arritjet e siguruara nga stafet universitare ndër vite, si dhe cënon sigurinë juridike të fituar të të gjitha grupeve të interesit. Qëllimi i aprovimit të një ligji të ri, duhet të jetë i mirë studiuar në përputhje me kushtet politike, ekonomike, sociale të një vendi.

2. Drafti i P/Ligjit të AL shkel parimet themelore të Kartës së Bolonjës dhe Deklaratës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Arsimi i Lartë në Republikën e Shqipërisë është pjesë e Hapësirës Evropiane të Arsimit të lartë. Qeveria shqiptare ka nënshkruar të gjitha konventat dhe marrëveshjet që burojnë nga procesi i Bolonjës. Karta e Bolonjës ka tre shtylla themelore, mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë institucionet e arsimit të lartë: autonomia akademike, institucionale dhe financiare. Projektligji, në shumë prej neneve të tij, bie ndesh me kornizën e Kartës së Bolonjës.

3. Drafti i P/Ligjit të AL ka një frymë të theksuar etatiste

Fryma që përshkon P/Ligjin e AL, është etatiste duke krijuar një burokraci agjencish e strukturash “autonome” me drejtim të drejtpërdrejtë nga Qeveria. Këto institucione (agjenci dhe struktura) janë të panjohura në asnjë praktikë tjetër euro-atlantike për Arsimin e Lartë. Ato ndërtojnë një sistem burokratik që i zë frymën aspektit të autonomisë dhe lirisë akademike. Shteti nga njëra anë kontrollon maksimalisht vendimmarrjen dhe lirinë akademike, nga ana tjetër kufizon fondet publike për IAL publike duke rrezikuar ekzistencën e tyre.

4. Studentët përjashtohen nga procesi i vendimmarrjes

Duke u nisur nga argumentet e mësipërme, Senati Akademik i UT vendosi:

1. Të miratojë vendimet e strukturave akademike të UT (këshillat e fakulteteve të Drejtësisë, Ekonomisë, Gjuhëve të Huaja, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Historisë dhe Filologjisë, Instituti i Fizikës Bërthamore dhe Këshillit Studentor UT), ku shprehet qartë mosaprovimi ndaj draftit të P/Ligjit të AL të propozuar dhe t’i përcjellë ato pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

2. Drafti përfundimtar të konsultohet edhe me partnerët ndërkombëtarë, Shoqata Europiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës, sikurse e kemi shprehur edhe në Vendimin e mëparshëm të Senatit Akademik të UT, Nr. 53, datë 29.05.2014.

Si përfaqësuesi më i lartë akademik i Universitetit të Tiranës, Senati Akademik i UT kërkon që domosdoshmërisht propozimet e hartuara me përgjegjësi maksimale nga strukturat e UT, të reflektohen në vijimësi.

 

box

Raporti i Shoqatës Europiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës (ELA) lidhur me ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”

Shoqata Europiane e Ligjit, Arsimit dhe Politikës (ELA) dhe një grup zyrtar i përfaqësuesve të Parlamentit, Universiteti i Tiranës dhe grupi i ekspertëve shqiptarë kanë organizuar përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2008 në Tiranë dhe Antvverp dy konferenca për Ligjin e ri, mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë. Ky raport përmban shqyrtim kritik të Ligjit nr 9741, datë 21.05.2007 “Mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe rekomandimet specifike, ku mund të veçojmë “hartimi i një Ligji të ri në një të ardhme të afërt në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Legjislacionin Europian mbi Arsimin e Lartë dhe modelin efektiv Perëndimor”.

.

A. Problemet Konceptuale

* Ligji ishte konceptuar sipas modelit të kontrollit shtetëror dhe institucioneve të arsimit të lartë.

* Ligji përmban konceptet e qeverisjes dhe menaxhimit. Ligji mbivlerëson rolin e qeverisë; nuk respekton parimin e subsidiaritetit (delegimit të kompetencave).

* Ligji nuk pasqyron në mënyrë të qartë parimet e autonomisë, lirisë akademike, përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë.

* Ligji keqinterpreton pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë në arsimin e lartë.

 

B. Ligji nuk plotëson standardet e dokumenteve ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

* Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni. 23, 64 nuk janë në përputhshmëri me nenin. 17, 18, 57 te Kushtetutës) .

* Ligji shkon në kundërshtim me dokumentacionin ndërkombëtar të tilla si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Magna Karta (neni. 3, 23, 44, 45, 46, 64).

* Nenet e këtij ligji shkojnë në kundërshtim me njëri tjetrin (neni 14, 15,16, 65, 66, 72, 74, 76, 77, 78, 79)

* Ligji nuk i parashikon standardet e projektimit profesional. Për më tepër, ligji përmban nene të përshtatshme për akte ligjore (neni. 27, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 50, 54

C. Ligji nuk parashikon parimet e pranuara në mënyrë universale dhe të implementuara në legjislacionin e arsimit të vendeve demokratike.

* Principi i mos diskriminimit është shkelur. (neni 23, 44, 45, 46)

* Parimi i subsidiaritetit nuk është paraqitur. Pushteti që duhet të ishte i shpërndarë midis subjekteve universitare dhe organizmave ishte përqendruar në duart e Këshillit të Ministrave. (neni. 33, 34, 41, 47, 51, 60, 66, 67, 72, 75) dhe të Ministrisë (16, 21, 22, 24, 32, 33, 34, 47, 50, 60, 64, 65, 66, 67, 75, 77, 78).Neni 64 favorizon dhe i jep hapësirë Ministrit të abuzojë me pushtetin e tij.

* Parimi i autonomisë institucionale është paraqitur gabimisht (neni. 14, 15, 16, 18, 20, 21, 22, 23, 32, 33, 34, 45, 46, 48, 50, 63, 64, 69, 70, 71).

* Parimi i autonomisë financiare nuk është paraqitur(kapitulli 13).

* Parimi i pjesëmarrjes në qeveri nuk është paraqitur (neni 16, 21).

* Parimi i ndarjes së qeverisjes dhe menaxhimit nuk është paraqitur (neni 14, 15, 16, 18)

* Parimi i transparencës është jo i plotë (neni 14, 16, 18, 21)

D. Ligji përmban probleme teknike

* Ekziston mbivendosja dhe dualiteti i kompetencave (neni. 14, 16)

* Ajo është shumë e detajuar dhe e mbirregulluar.

E.Problemet e implementimit

Problemet kryesore të implementimit janë të lidhura me aktet nënligjore, të autonomisë, strukturës së studimeve (në kuadrin e studimeve) dhe procedurat financiare.

F. Konkluzione

* Ligji reflekton modelin e kontrollit shtetëror mbi sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.

* Shumë nene të ligjit nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, me parimet e ECHR, me Standartet Europiane.

* I jep shumë pushtet Ministrisë dhe Këshillit të Ministrave. Nuk ka kufizim për të drejtat e Ministrisë.

* Nuk ka garanci për pavarësinë e procesit të akreditimit.

* Nuk ka siguri në krijimin e masave.

* Ligji parashikon diskriminimin.

* Tregon qartë mungesën e besimit ndërmjet aktorëve.

* Ligji përmban standarde të dyfishta që e cënojnë haptazi parimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike.

* Ligji cënon parimin e kolegjialitetit, mbi të cilat bazohen dhe duhen të funksionojnë institucionet e arsimit të lartë.

* Dispozitat ligjore nuk janë koherente dhe krijojnë probleme në zbatimin e tyre.

* Formulimi ligjor lë hapësira për paqartësi, keq interpretim dhe subjektivizëm.

G. Rekomandime

* Amendamentet e disa Neneve në Ligj

* Hartimi i një Ligji të ri në një të ardhme të afërt në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Legjislacionin Evropian mbi Arsimin e Lartë dhe modelin efektiv Perëndimor.

Konkursi për drejtor të Shkollës së Bashkuar Ksamil

 Reagon MAS: Të respektohen dispozitat ligjore gjatë procesit

 Menjëherë pasi “Telegraf” botoi shkrimin “Mësuesit e Shkollës së Bashkuar Ksamil: A do të zgjidhet Resmi Saliu, drejtor i shkollës sonë?” vjen dhe reagimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, e cila urdhëron që konkursi për drejtor në shkollën e Ksamilit të bëhet brenda të gjitha rregullave dhe në respektim të dispozitave ligjore. Në vëmendjen e lexuesit, kujtojmë se ishin vetë mësuesit e kësaj shkolle që ngritën shqetësimin e mundësisë së konkursit fiktiv për drejtor në shkollën e tyre, duke denoncuar një sërë shkeljesh që ishin bërë, ende pa filluar mirë procesi. Sipas stafit pedagogjik të Shkollës së Bashkuar Ksamil, 2 mësuesit që do të ishin pjesë e komisionit të vlerësimit ishin zgjedhur më parë nga drejtori, në kundërshtim me udhëzimin e MAS. Por, pas denoncimit në gazetë të këtij fakti nga mësimdhënësit e kësaj shkolle, dje u krye votimi nga këshilli i mësuesve, në bazë të udhëzimit të MAS për emërimin e drejtorëve të shkollave, ku thuhet se “Këshilli i mësuesve të institucionit arsimor zgjedh si anëtarë të këtij komisioni dy mësues me shumicë të thjeshtë votash të fshehta”. Dhe votimi solli 2 emra të rinj që gëzojnë respektin e kolegëve të tyre, dhe, sigurisht, jo të zgjedhurit e drejtorit. Të dy të zgjedhurit nga mësuesit e shkollës janë shprehur se do kërkojnë një shtyrje afati për fazën përfundimtare të emërimit të drejtorit, me qëllim për t’i lënë kohë edhe personave të tjerë të paraqesin kandidaturën e tyre. Kjo, edhe për shkak se njoftimi zyrtar për vendin vakant të drejtorit të kësaj shkolle, nuk është bërë publike, pasi nuk është shpallur në ambientet e saj. Duke menduar se tashmë gjithçka është e realizueshme, stafi pedagogjik falënderon gazetën për zërin që i dha shqetësimit të tyre.