Emrat e stomatologëve që pranohen në Provimin e Shtetit dhe mënyra e vlerësimit

880
Sigal

Rregullat që duhen zbatuar për kandidatët për provim dhe datat e përcaktuara

Në datat 07 dhe 08 maj, do të zhvillohet Provimi i Shtetit për Stomatologjinë. Në lidhje me provimin janë përcaktuar edhe rregullat që të zbatojnë kandidatët pjesëmarrës në këtë provim. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Personat që do të marrin pjesë duhet të jenë pranë ambienteve, ku do të zhvillohet provimi 30 minuta përpara. Kandidatët duhet të kenë me vete këto dokumente:

-Kartën e identitetit ose një fotokopje të saj

-mandat pagesën e tarifës së provimit të shtetit dhe faturën e publikuar nga AKP

Personat që duhet të paraqiten për provim duhet të kenë verifikuar numrin përkatës që kanë dhe orën e provimit. Në lidhje me provimin janë shpallur edhe emrat e personave që do të pranohen në provim. Më poshtë, po publikojmë 190 emrat që do të marrim pjesë në provim.

Vlerësimi dhe e drejta e ankimimit në Provimet e Shtetit

1. Për vlerësimin e provimit të shtetit, përdoret shkalla e mëposhtme e vlerësimit:

a) Kandidati vlerësohet me notën 10 (shkëlqyeshëm) nëse merr 95-100 pikë.

b) Kandidati vlerësohet me notën 9 (shumë mirë) nëse merr 85-94 pikë.

c) Kandidati vlerësohet me notën 8 (mirë) nëse merr 75-84 pikë.

ç) Kandidati vlerësohet me notën 7 (kënaqshëm) nëse merr 65-74 pikë.

d) Kandidati vlerësohet me notën 6 (mjaftueshëm) nëse merr 55-64 pikë.

e) Kandidati vlerësohet me notën 5 (kalueshëm) nëse merr 50-54 pikë.

f) Kandidati vlerësohet me notën 4 (jokalueshëm) nëse merr më pak se 50 pikë.

2. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar

së paku me notën 5 (kalueshëm). Kandidati i vlerësuar me notën 4 (jokalueshëm), përsërit

provimin.

Ankimimi

Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, kërkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Shtetit.

listën e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf