Dr. Ndriçim Mehmeti/ Shumë zhurmë për shumë gjë

592
Sigal

Më së fundi tema e arsimit zuri faqet e gazetave dhe televizioneve. Lajmi ishte për një reformë të rëndësishme: Teksti shkollor për nxënësit në arsimin parauniversitar. Krejt papritur të gjithë u vunë në dijeni dhe “fare rastësisht”, lajmësi vinte nga rrjetet sociale. Prindërit “të indinjuar”, pasi kishin shfletuar librat, nxorën të palarat sheshit. Madje prindërit kishin shfletuar aq shumë, sa disa kishin arritur me një frymë deri tek shkronja “zh” në abetare, disa kishin zgjidhur ushtrimet e fizikës deri në gjysmën e librit, e kështu me radhë. Po do thoni ju, nuk i panë më parë librat këta prindër, media investigative, apo këshilltarë ministrash? Epo, tani që po vjen afati i përgatitjes së librave, tani është koha të heqim qafe ca libra e të fusim ca të tjerë. Ama kjo do të ndodh në emër të reformës, që si gjithmonë në periudhën njëvjeçare të Rilindjes ndodh për herë të parë. E meqë libri ishte i vetmi që s’e kishte provuar herën e parë, tani do ta ketë fatin e ndritur, ta ndiejë herën e parë. Po le të kthehemi tek debati. Ministria e Arsimit deklaroi menjëherë, se fragmentet e librave janë marrë qëllimisht, por nuk bëjnë pjesë në tekstet që mësojnë fëmijët. Pastaj tha se do të marrim masa, e pastaj, të denoncojnë prindërit. MAS krijoi një situatë të paqartë, me qëllim që të kishte mundësi të gjente se “ku flinte lepuri”, e pastaj të përgjigjej. Si në çdo rast tjetër, “Top Show” i erdhi menjëherë në ndihmë. Për të shmangur ndonjë debat për deklaratën e mëparshme të MAS, znj. Nikolla, nuk dërgoi këshilltarin për Altertekstin z. Leka, por z.Karameta. Papritur, këshilltari i dikurshëm për organizmin e partisë, për grupin parlamentar, për inspektimin, burimet njerëzore, planet mësimore, u shfaq edhe si këshilltar për Altertekstin. Menjëherë pas “Top Show”, emisioni “Opinion”, që nuk donte të mbetej prapa, na dha mundësinë të dëgjonin refrenin e këngës “Për herë të parë”, kësaj radhe për Altertekstin.

A është halli tek (Alter)teksti shkollor?

Nga ajo që dëgjuam në Top Show dhe sidomos në Opinion, mësuam një gjë, që përflitej e nuk besohej: Tekstet alternative do të hiqen nga qarkullimi dhe në vend të tyre do të futen tekstet e vetme monopol. Këto tekste, do të përzgjidhen nga MAS, që njëkohësisht, harton programin, standardet e përmbajtjes, kriteret se si fiton libri dhe së fundi zgjedh, boton dhe shpërndan librin. Pra MAS në këtë rast është “vetë Vali e vetë Kadi”. Pra premtimi i znj. Nikolla se do të kishte një konsultim me Bashkimin Europian, ishte për sy e faqe. Thuajse të gjitha vendet e BE-së, nuk njohin monopolin e tekstit shkollor. Po ashtu, edhe premtimi për marrjen e librave nga praktikat më të mira nga jashtë vendit nuk është se vjen në vendit tonë për herë të parë. Të paktën, kjo procedurë ka qenë e parashkruar nga ligji që në vitin 1924, në “Projekt-ligjë e Rregullore t’ Arsimin Filluer e të mesëm”, që u kthye në ligj po atë vit. Në Kreun “Mbi tekstet shkollore”, në artikullin 126 mes të tjerash thuhet: “Drejtoria e përgjithshme e Arsimit, mund të zgjedhi të çfarë do lande të mësimit filluer e të mesëm në gjuhë të huej e ta vejë në konkurs përkthimin ase përshtatjen e tij në gjuhën shqipe”. Përkthimi i tyre në Shqipëri, siç e përmendi prof. Marku ka një kosto jo të pakët. Po në kreun mbi tekstet, në artikullin 32, thuhet “Çmimi që do t’u jepet hartuesve dhe përthyesve të librave shkollorë caktohet si ma poshtë: a) Fyja tipografike e libravet të këndimit për çdo shkallë shkollore, të teksteve të aritmetikës, të muzikës, gjeografisë gjuhës së huej, do të paguhet për nga 80 fr.ari. b) Fyja tipografike e teksteve të gjeometrisë e gramatikës, do të paguhet për nga 120 fr.ari.”. Llogaritë për tekstet e huaja bëhen vetë. Edhe teoria se tani ka ndryshuar mënyra e marrjes së njohurive, se filozofia e mësimdhënies është kështu e ashtu, janë vetëm fjalë pa bukë, për t’i ikur sa më shumë të vërtetës. Edhe po të thuash se Alterteksti ka probleme, prapë s’ke thënë asgjë. A është vërtetë halli i (Alter)tekstit shkollor? Jo. Problemi është se libri shkollor ka fitime të mëdha. Se po të ishte ndryshe, vetë na thanë “që pastruam tregun nga librat problematikë, duke tërhequr me dëshirën e tyre botuesit 120 libra”, vetë na thanë që do të kemi tekste me të mira, e pastaj po këshilltar me të njëjtin funksion e me emër tjetër na tha që ka probleme. Kështu që na duhet një tekst unik, por i mirë. Se si do të arrihet tek teksti i mirë, vështirë ta besosh. Tani pritet të dalë një VKM apo urdhër ministri e të përcaktojë autorët si tek Historia. Apo, se e kishim tek fitimet. E thjeshtë: Marrim abetaren: 30-32 000 nxënës çdo vit x 500 lek (shifër apriori) = 1 600 000 lekë të reja. Zbresim edhe harxhimet për botim e del hesapi. Pastaj me Matematikën që do ta prodhojmë zinxhir e lëndët e tjera fitimi bëhet edhe më i madh. E dimë që vëllezërit kosovarë do të na marrin pak inat, se ata si të prapambetur që janë, njohin Altertekstin, por ne na duhet që të përmbushim detyrimin e njerëzve për para. Madje është gjetur edhe koha e përshtatshme, kur do të fillojë varianti i monotekstit: Në 2015-n mbaron studimi, pra, përkon, për dreq, me zgjedhjet lokale dhe në 2016 dhe 2017 në prag të zgjedhjeve parlamentare ne do të kemi tekstet e reja.

MAS është kaq e bindur se Alterteksti është i dështuar, saqë nuk ka pasur, saqë, pas një viti, nuk ka asnjë analizë të saktë të shkaqeve dhe nuk di nëse pas një viti do të ketë zgjidhjen dhe cila do të jetë ajo. Mirëpo, MAS del mirë në debate për dy arsye të thjeshta: Ose përballë ka ata që nuk ia kanë haberin kësaj pune, ose nga ata që u është mbushur mendja që qeveria punon mirë e nuk duhet ta shajmë. Tek-tuk ftohet edhe ndonjë kundërshtar sa për lezet. Thua t’i ketë zgjedhur vetë, këta tipa? E meqë jemi tek Alterteksti, këshilltari që doli e mallkoi batërdinë e ndërhyrjet që bëheshin, harroi disa gjëra. Për shembull, a janë të vërtetë faktet e sjella në gazetën “Telegraf”, ku zotëria akuzohet se u shet libra me detyrim mësuesve, specialistëve të IShA-s, AKP-së, e me radhë? Cilat janë masat konkrete, që janë marrë ndaj njerëzve që kanë kontrolluar ligjshmërinë për tekstet shkollore? Sa prej këtyre përgjegjësve janë ngritur në detyrë pas shtatorit 2013?

Libri i rekomanduar për bibliotekat shkollore

Në çështjen e librave të rekomanduar nga ish-MASH për bibliotekat shkollore, debati ishte akoma më i mjegullt. Duke mos ditur se përse bëhej fjalë dhe duke mos pasur asnjë listë në dorë të asnjë viti, pjesa më e madhe në studio filluan të bëjnë kritikun e mençur e lexuesin e hollë. Jo ky libër është futur kot, ai tjetri më kot, kështu i ka marrë lekët ministri; jo ministri, thoshte dikush tjetër, por ai afër ministrit. Askush nuk kishte guximin të thoshte një emër, e ndërsa këshilltari akuzoi njerëz në Ministri, por jo ish- Ministrin. Gjithsesi, një pjesë të madhe i ka aty, dhe mund t’i pyesë se kush ka fituar më shumë. Pasi mbaruan kakofoninë me të gjitha këto, u kujtuan që dilte një listë, e u kujtuan që paska pasur edhe ca libra në këtë listë. E meqenëse, nuk kishin një listë, e kërkonin. Si sekretar i Bordit të Literaturës së Rekomanduar në Histori, Filozofi, Sociologji, unë po servir listën e miratuar nga ky bord. Në këtë listë, një prej pjesëmarrësve në debat, duket qartë se ka boll libra të miratuar. Po sikur të gjitha këto të ishin të vërteta, mjafton një pyetje dhe vetëm një, që znj. Nikolla, këshilltarët e saj, kryeinspektori i arsimit e të gjithë me radhë të ndiheshin të turpëruar: Çfarë bëtë një vit të tërë për t’u dhënë tekste që meritojnë çdo fëmije në Shqipëri, që është shumë i shtrenjtë për ju dhe stafin e saj? Asgjë, konstatime, vërejtje, plane e platforma, hartim standardesh dhe, së fundi, premtimin se nuk ju premtojmë se si do të zgjidhet teksti shkollor. Teksti shkollor, nuk huazohet dhe as mund të blihet, vetëm të tregojmë se jemi europianë. Ne kemi një traditë tonë të hartimit të tekstit shkollor, që natyrisht ka nevojë për t’iu përshtatur zhvillimeve të reja. Nxënësi ynë gjithashtu, ka një tjetër gjendje kulturore, sociale dhe psikologjike, e cila, ngjan pak ose aspak me bashkëmoshatarët e tij në Evropë e më gjerë.

Lista e literaturës së miratuar nga BORELHIS- 2009

  1. Libri
Autori Shtepia Botuese
  1. Lufta Civile  Jul Qezari
Nermin Basha(Përkthim) Bargjini
  1. Ditar Udhëtimesh
Eduard Lir Plejad
  1. Misioni i shek.XX
Tajar Zavalani Plejad
  1. Historia e Filozofisë
Hans Georg Gadamer Plejad
  1. Elita shqiptare
Uran Butka Plejad
  1. Bomba në Ambasadën sovjetike
Uran Butka ASD
  1. Enciklopedia e Përgjithshme e Oksfordit
  IDK
  1. Foleja Kombëtare
Lumo Skëndo Onufri
  1. Kohët e Artit (Vëllimi 2)
De Vecchi&Cerchiari IDK
  1. Shqipëria dhe Kosova
James Pettifer IDK
  1. Kur vjen një fëmijë
Françoise Dolto IDK
  1. Islami dhe perëndimi
Bernard Ljuis IDK
  1. Lufta kundër terrorizmit
Yonah Aleksander IDK
  1. Histori e përmbledhur e Greqisë
Richar Glog IDK
  1. Historia e Shqipërisë
Antonelo Biagini IDK
  1. Kujtime
Eqerem Bej Vlora IDK
  1. Stradiotët
Polo Peta IDK
  1. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri
Frederico Salleo IDK
  1. Shqipëria rrënjët e krizës
Morroco Della Rocca IDK
  1. Kosova luftë dhe hakmarje
Tim Judah IDK
  1. Studime shqiptare
Johan Georg von Han IDK
  1. Shqiptarët
Peter Bartl IDK
  1. Plagët tona
Mit’hat Frashëri IDK
  1. Studime kulturore ballkanike
Stavro Skëndi IDK
  1. Pashai i Janinës
Gabriel Memerand Globus R
  1. Ali Pashë Tepelena
Ibrahim Manzur Efendi Globus R
  1. Geraldina-mbretëreshë e shqiptarëve
Jozefin Dedet Globus R
  1. Nga Berati në Tomor
Eqerem Bej Vlora Koçi
  1. Kalaja e Kaninës
Eqerem Bej Vlora Koçi
  1. Brenga e Ballkanit
Edith Durham Argeta LMG
  1. 20-vjet ngatëresa ballkanike
Edith Durham Argeta LMG
  1. Majat e Shalës
Roza Line Argeta LMG
  1. Rrugëtime Shqiptare
Antonio Baldaci Argeta LMG
  1. Vepra letrare
Sejfulla Malëshova Argeta LMG
  1. Joan Kukuzeli
Leonard Prifti UEGEN
  1. Mehmet Aliu
Sabry UEGEN
  1. Perandorët e Romës
Sueton UEGEN
  1. Rëfimi artistik i historisë së njerëzimit
Margarita Albedil UEGEN
  1. Erosi dhe qytetërimi
Markuse UEGEN
  1. Lindja e tragjedisë
Fridrih Niçe UEGEN
  1. Njerëzor tepër njerëzor
Fridrih Niçe UEGEN
  1. Maksima
Framnc Kafka UEGEN
  1. Libri i madh me gjeagjeza
M.Baburi UEGEN
  1. Rilindje- Album fotografik
Gani Xhengo Autori