Dhori Kule: Në Fakultetin Ekonomik janë 63 kuota të lira

15

Në fakultetin Ekonomik
janë edhe 63 kuota të lira. Deklaratën e bëri dekani i këtij fakulteti Dhori
Kule në studion e lajmeve të Ora News. 63 kuota të parealizuar, po presim sa do
të realizohen nesër dhe unë kam bërë njoftimin që nesër në orën 6:00 të gjithë
kandidatët të jenë të pranishëm tek faklulteti që nëse mbeten edhe nesër sipas
renditjes së pikëve do t’i mbyllim të gjitha kuotat, tha Kule. Kule sqaroi edhe
formulën e re të pranimeve në universitet. Sipas tij mënyra e parnimit në
Universitet është pjesa e pakontestuar nga askush kur u diskutua ligji për
arsimin e lartë. Dhori Kule shtoi se “u vunë në diskutim edhe kriteret e
pranimit, pra është më mirë që pranimet të bëhen nga universitetet apo jo. Këtë
radhë pranimet nuk i bënë universitetet sipas ligjit. Në raundin e parë dhe të
dytë, sa kishin ardhur listet tek ne 
ishim universitetet ato që kishin listën, ne kishim 19 mijë aplikime
edhe në raundin e dytë ishin 12 mijë aplikime dhe e kishim gjithë kontigjentin
që mund të vazhdonim ne ti mbyllnim për një kohë të caktuar. Në momentin që
procesi u unifikua dhe u fut një strukturë që i ka unifikuar dhe i ka
centralizuar ne e humbëm kopetencën tonë në vendimarrjen për të përzgjedhur
studentët dhe ata janë nën komandën e një qendre jashtë kopetencës tonë. Kjo
nuk është korrekte. Sa i përket mënyrës si bëhen pranimet tani është pjesa e
pakontestuar nga askush kur u diskutua ligji për arsimin e lartë, sepse në të
gjithë botën pranimet bëhen nga universitetet. Siç u bënë masterat pa asnjë
lloj shqetësimi , kështu do të bëhen edhe bachelor-et për vitin tjetër pa asnjë
lloj shqetësimi. Të paktën në Fakultetin e Ekonomisë i siguroj të gjithë që në
fund të shkollës ne do të kemi zgjedhur maturantët fitues, që të bëjnë pushimet
të qetë. Ish-rektori i Universitetit të Tiranës shpjegoi edhe arsyen se përse
ka qenë kundër Maturës Shtetërore të mëparshme, e cila i përqëndronte
maturantët vetëm në ato lëndë që i fusnin atë në universitet. Sa i përket
Maturës Shtetërore të mëparshme, tha Kule, unë kam qenë gjithë kohës kundër saj
sepse na ka bërë dëme shumë të mëdha. Pse? Matura shtetërore duke e bërë hyrëse
në universitet përfundimin e shkollës të mesme i detyronte maturantët që të
interesoheshin jo për të gjithë kurrikulën e lëndëve por merreshin studionin,
bënin kurse private vetëm për 2-3 lëndë që ishin provimet e maturës, sepse ato
2-3 lëndë i siguronin vajtjen në shkollë dhe pasi një lëndë e maturës
shtetërore ishte e barabartë me të gjitha lëndët e kurrikulës kjo është e
padrejtë dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës.