Berisha dhe Tafaj, inaugurojnë shkollën e re “Isa Boletini” në Paskuqan

620
Sigal

Në 4 vitet e ardhshme, do ndërtohet dhe rindërtohet çdo shkollë, kudo ndodhet

Kryeministri Sali Berisha së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr Myqerem Tafaj, inauguruan dje paradite gjimnazin, “Isa Boletini” në Komunën Paskuqan, të Tiranës. Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i qeverisë tha se investimi sot në shkolla do të sjellë më shumë nxënës të arsimuar dhe si rrjedhojë, më shumë punësim e mirëqenie nesër. “Një i shkolluar jo vetëm ka shanse më të mëdha, por garanton një vend pune 2 herë më të paguar sesa tjetri. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që Shqipëria të ecë me shpejtësi drejt përqindjeve më të larta të qytetarëve që do kenë mbaruar shkollën e mes dhe të lartë, e kështu ecim drejt një punësimi të sigurt të qytetarëve shqiptarë. Kemi bindjen se çdo qindarkë e investuar në arsim për kualifikimin e mësuesve është investim i sigurt për të ardhmen tonë”, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se deri tani janë ndërtuar 1 300 shkolla, ndërsa shtoi se në 4 vitet e ardhshme, do ndërtohet dhe rindërtohet çdo shkollë, kudo ndodhet. Po kështu kreu i qeverisë vuri në dukje pasurimin e shkollave me internet. “Sot të gjitha shkollat e vendit janë me internet. 4 vitet që vijnë jemi të vendosur që jo vetëm çdo shkollë, por edhe çdo klasë të ketë internet, laboratorë modernë, me qëllim rritjen e numrit të nxënësve me arsimin profesional”.

Berisha: Punësim për të rinjtë, pa guxim s’ka iniciativë të lirë!

Kryeministri Berisha ishte i pranishëm ditën e djeshme në aktivitetin dedikuar edukimit të të rinjve për gatishmëri dhe aftësim në punë. Berisha falënderoi fondin shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve, presidentin e tij, bordin e këtij fondi, të cilët janë iniciatorë kryesore të implementimit të praktikës amerikane në Shqipëri. “Sot në KM unë kam pritur dy anëtarë të rrjetit tuaj që ju kanë përfaqësuar juve me dinjitet të madh”, tha Berisha. Duke iu drejtuar nxënësve të shkollave të mesme, Berisha shtoi se, “Guximi juaj është besim i merituar tek vetvetja. Në lidership guximi është kusht themelor pa të cilin nuk frymëzoni dot njeri. Misioni i liderit është të frymëzojë ekipin e tij. Lideri udhëheq me shembullin personal, guximi është njëra anë, përkushtimi është i domosdoshëm. Ti mund të jesh një udhërrëfyes shumë i mirë me një kusht që të pranosh punën në ekip”,- tha ai. Kreu i qeverisë nënvizoi edhe njëherë se qeveria e tij, do bëj gjithçka për të garantuar punësimin e të rinjve. “Nuk ka më të rëndësishme se sa angazhimi i të rinjve në sipërmarrjen e lirë. Do bëjmë një ligj që të heqë për çdo të ri të punësuar taksat për tre vjet”, shtoi ai. Ndër të tjera Berisha tha se: “Le ta vazhdojmë së bashku këtë nismë, nuk do jeni më 700, do ta shtrijmë këtë kurrikul në të gjitha shkollat e vendit. Të gjithë jeni liderë të merituar”, vijoi ai.

 JA në Shqipëri: Junior Achievement of Albania

Junior Achievement (JA) është organizata më e madhe në botë, dedikuar edukimit të të rinjve për gatishmëri dhe aftësim pune, si dhe për sipërmarrjen dhe njohuri financiare me anë të të nxënit praktik. Themeluar në vitin 1919 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rrjeti  Junior Achievement është zgjeruar tashmë në të gjithë botën, duke përfshirë 122 shtete dhe 10.6 milion nxënës dhe studentë çdo vit. Tashmë, anëtare zyrtare e rrjetit të JA Ëorldëide (ëëë.jaëorldëide.org ) dhe JA Europe (www.ja-ye.org), organizata JA vepron në Shqipëri, përmes partneritetit zyrtar me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Programi JA u lançua në 53 shkolla të mesme të vendit në vitin akademik 2012-2013.