Anglia, shteti me universitetet më të shtrenjta në botë

Studimi i Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim OECD ka treguar se Anglia ka tarifat më të larta të shkollimit universitar në botë.Sipas gazetës britanike Guardian, studimi ka përfshirë më shumë se 34 vende të botës dhe vetëm universitetet shtetërore. Pas Anglisë, në vendin e dytë me tarifat më të larta të shkollimit universitar janë SHBA-të, e ndjekur nga Japonia.Mesatarisht një student në universitetet angleze për studimet e diplomës në periudhën midis 2013 dhe 2014, ka paguar 6 mijë paundë në vit (8 mijë e 490 euro). Tarifat e shkollimit në SHBA në të njëjtën periudhë arrinin rreth 3 mijë e 300 paundë në vit, ndërsa në Japoni arriti në 3 mijë paundë.Raporti vë në dukje se të dhënat në SHBA nuk janë relevante për shkak se në këtë vend dominojnë universitetet private, të cilat nuk janë marrë parasysh.