Zvicra akordon 500,000 USD për konsolidimin e Reformës Territoriale dhe Administrative

51

Qeveria
zvicerane vijon mbështetjen për konsolidimin e Reformës Territoriale dhe
Administrative

Një marrëveshje e re financimi u
nënshkrua sot midis qeverisë së Zvicrës dhe UNDP


Qeveria zvicerane ka dhënë 500,000 USD për të
vijuar konsolidimin e reformës territorial dhe administrative në Shqipëri.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ambasadori zviceran në Shqipëri Christoph Graf
dhe Përfaqësuesi Rezident i Kombeve të Bashkuara Brian Williams.

Ky fond i ri do të asistojë bashkitë e reja të
cilat dolën nga amalgamimi i njësive të mëparshme të qeverisjes vendore – si
pjesë e projektit nga disa donator ‘Mbështetje për Reformën Territoriale dhe
Administrative’ – STAR 2. Fokusi është forcimi i kapacitetit menaxhues dhe
administrative në nivelin e bashkive për të ofruar më shumë shërbime efiçiente,
përfshirëse dhe të drejta. Projekti synon të aftësojë bashkitë për të dhënë
shërbime me cilësi më të lartë dhe në një mënyrë të hapur, transparente dhe
pjesëmarrëse për të përmbushur pritshmëritë e publikut.

Së bashku me donatorë të tjerë – BE, Suedia,
Bashkëpunimi Italian, USAID dhe UNDP – Zvicra mbështet reformën territorial dhe
administrative për shkak të potencialit për të përmirësuar funksionimin e
qeverisjes vendore në vend. Kontributi zviceran është vazhdim i një kontributi
të mëparshëm financiar prej 700,000 USD gjatë fazës së parë të projektit STAR.

Projekti do të zgjasë tre vjet e
gjysëm dhe ka një buxhet prej rreth 8.2 milion USD. Qeveria shqiptare jep
250.000 USD për këtë nismë. Duke parë rëndësinë e reformës territoriale dhe administrative dhe veçanërisht konsolidimin e 61
bashkive të reja, STAR 2 ka mbështetje nga gjashtë donatorë ndërkombëtarë
krahas qeverisë shqiptare.

Qeveria vendore akoma ka nevojë të tejkalojë
disa sfida serioze dhe i duhen vendime të guximshme për një zbatim efektiv të
strategjive decentralizuese administrative dhe financiare. Projekti STAR 2 i
përgjigjet këtyre sfidave përmes fokusit në forcimin e institucioneve vendore,
përmirësimin e shërbimeve, dhe promovimin e demokracisë vendore.