Zjarri përfshin një magazinë në Tiranë

172

Në zonën
e Kombinatit në kryeqytet, një magazinë e vjetër u përfshi nga flakët e
zjarrit.

Mësohet se zjarri ka përfshirë të
gjithë magazinën, ndërse nuk dihen ende shkaqet dhe motivet. Nuk ka të lënduar
si pasojë e zjarrit, por vetëm dëme materiale.

Ekipet zjarrfikëse në vendngjarje
po punojnë për neutralizimin e flakëve. Vijojnë hetimet për zbardhjen e
shkaqeve të ngjarjes.