Zjarr i qëllimshëm në Krujë, digjen sipërfaqe me pisha

517
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në kodrat e Borizanës në Krujë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pisha ne vendin e quajtur “Kodra e Paturrve”. Pavarësisht erës dhe shiut, zjarri po përhapet me lehtësi pranë zonave përreth.

Zjarrfikëset e Krujës ndodhen në vendngjarje, por po punojnë me mjete rrethanore, pasi është e pa mundur ndërhyrja me mjete, për shkak se nuk ka rrugë. Sipas policisë dhe banorëve, zjarri është i qëllimshëm.