Zhduken “letrat” e 2700 debitorëve VIP të bankave

1191
Sigal

Bankat dhanë 42 mijë kredi me “pusulla dore” edhe për blerje kazani rakie e synet, zhduken 2700 debitorë VIP. Kreditëi përkasin viteve 1992-1996

Ka një histori të hidhur me kreditë bankare në Shqipëri, dhënë “rrumpallçe” në vitet 1992-1996. Bankat e nivelit të dytë siç ishin 3 ish-bankat shtetërore “Banka e Kursimeve”, “Banka Tregtare” dhe “Banka Bujqësore”, të drejtuara nga militantë politikë deri kryetarë e anëtarë kryesie të partisë në pushtet, të komanduara nga ish- deputetët, ministrat dhe shefat e partisë, “hapën portat” dhe lëshuan kredi financiare me “lopatë” për cilindo që kërkonte, veçanërisht për militantët dhe për bosët e pushteti, të cilët i tërhiqnin lekët duke përdorur “bedelë” për të mos rënë në sy e për të “mos u kapur” nga ligji pas mos shlyerjes. Kjo histori vazhdoi edhe në fund të vitit 1997 e deri në mesin e vitit 1998, ku nisën të marrin kredi të tilla me shënime politike, militantët dhe bosët e partisë tjetër që erdhi në pushtet. Ishte një çmenduri shkatërrimtare, që organizoi dhe realizoi veçanërisht shteti dhe pushteti politik i viteve 1992-1996 me sistemin bankar shqiptar, duke i krijuar si konkurrent edhe “gropat financiare” të firmave piramidale, të cilat vepronin si “Fajde-Banka” dhe mbështeteshin nga shteti. Dihet se çfarë bënë piramidat dhe se çfarë ndodhi prej piramidave. Ajo që nuk dihet ende është “fati i harruar” i kredive që janë dhënë nga bankat e shtetit në ato vite.

Në 4 vite, 42 mijë kredi të dhëna me… “pusullë dore”!

Dje na erdhi një informacion në redaksi, lidhur me këto kredi të “harruara e të zhdukura”, të cilat prej 17 vitesh nuk po mblidhen, përkundrazi po bëhet një si tip loje ligjore, gjyqësore e administrative me to, sikur gjoja “ka vështirësi” për t’i rikthyer në arkën e shtetit. Ndërsa bankat private janë hedhur në aksion e po mbledhin kreditë edhe me sekuestro pronash e kotece pulash, shteti nuk bën as lëvizjen më të vogël konkrete, për të mbledhur lekët që janë nxjerr nga bankat e tij, në formë kredie me “copa letrash dore”, të lëshuara nga njerëz të ish-pushtetit me këto lloj urdhërash absurd, si psh: “Jepi Zeqos” 10, 15, 20, 30, 100, 200, 300 milion lekë kredi se është miku ynë”. Dhe kreditë jepeshin, pa asnjë dosje, pa asnjë verifikim identiteti, pa asnjë kolateral, pa asnjë garantues, pa asnjë plan biznesi, ose motivim, madje deri edhe me emra të ndryshuar me identitete të false greke, turke, italiane, maqedoanse, kosovare me deklarim gojor! Pra, atij i thoshte mendja natën për lekë, shkonte në mëngjes në bankë me një shënim dore, mbushte thesin me miliona dhe ikte…! Sipas informacionit të dalë nga ATK (Agjencia e Trajtimit të Kredive), në vitet 1992-1996 janë dhënë gjithsej 42 mijë e 315 kredi të tipit “Shko në bankë, firmos në bllokun e drejtorit, mbush thesin dhe ik”. Deri në vitin 2002 nuk u fol fare për këto kredi. Për të mbledhur këto borxhe skandaloze, që shteti i krijoji shtetit me një skemë piramidale tipik zhvatje popullore “kaçakçe”, në muajin maj 2002 qeveria krijoji Agjencinë e Trajtimit të Kredive (ATK), mbështetur në ligjin Nr. 8894, datë 14. 05. 2002. Sipas këtij ligji, kjo agjenci kishte fuqinë të kërkonte kthimin e kredive të marra në 3 bankat e shtetit në vitet 1992-1996 e në vitet 1997-1998, dhënë në mënyrë të kundërligjshme. Në refuzim të kthimit vullnetar të kredive, kjo agjenci kishte dhe ka fuqinë ligjore të ekzekutoj bllokime llogarish e sekuestro pasurie për çdo kredimarrës debitor. Ende nuk dihet borxhi i saktë i kësaj masakre bankare të ndodhur me 42 mijë kreditime popullore e të shfrenuara. Ajo që dihet është shifra e evidentuar nga Agjencia e Trajtimit të Kredive e cila aktualisht është kjo: Janë 23 mijë debitorë të identifikuar, me borxh total 55 miliardë lekë të marra në formë kredie nga bankat, nga të cilat 39 miliardë lekë janë principial dhe pjesa tjetër interesa. Këto miliarda nuk mblidhen dot, mbasi sipas ATK, ka shuëm faktorë pengues. Ndërsa borxhi i pa evidentuar ose i zhdukur “si letra” prej 19 mijë kredimarrësish debitorë, as dihet si vlerë, as si emra perosnash që i kanë marrë ato. Thuhet që 3 bankat e privatizuar i kanë zhdukur arkivat e kreditorëve pas u privatizuan. Sipas burimeve tona, “letrat e këtyre lloj kredive nuk figurojnë as në arkivin shtetërore të sistemit bankar të nivelit të dytë, madje as në Bankën e Shtetit Shqiptar.

Janë zhdukur “letrat” e 2700 emra kredimarrësish “VIP”

Siç e thamë, janë 42 mijë kredimarrës që kanë “mbushur thasët” me lekët e shtetit dhe ia kanë mbathur. Agjencia e Trajtimit të Kredive, ka evidentuar vetëm 23 mijë, ndërkohë që “i kanë humbur pa nam e pa nishan” ndërsa 19 mijë të tjerë “nuk dihen si adresë” dhe Agjencia e Trajtimit të Kredive ka 12 vite që “nuk po i gjen dot”. Ndërkohë që Brenda këtij numri përfshihen edhe 2700 debitorë VIP, të cilët kanë tërhequr nga 20 milion lekë të reja deri në 1 milion dollarë. Këta debitorë, me gjithë “hetimet” e bëra “nuk po gjenden dot” nga Agjencia e Trajtimit të Kredive. Në fakt janë në Tiranë e në rrethe me vila luksoze e biznese të fuqishme të ngritur me kreditë e marra në vitet 1992-1997. Sipas listave që disponon Agjencia e Trajtimit të Kredive, afro 70% e debitorëve janë banorë të zonave rurale. Këta kanë lënë si kolateral banesa të vjetra prej qerpitti, kasolle bagëtish e madje edhe tufa me lopë, por që nuk eksitojnë më si pasuri. Një tjetër kontigjent që përbën 40% të debitorëve, janë kredimarrësit që nuk ekzistojnë fare në Shqipëri dhe që nuk evidentohen dot, mabasi në shtetet ku jetojnë, kanë ndryshuar identitetin dhe kanë shitur, ose tjetërsuar pasuritë që kishin në kohën e marrjes së kredive, të cilët përbëjnë afro 60% të borxhit total të këtyre kredive. Afro 13 % e debitorëve janë kredimarrës të huaj, që janë paraqitur në banka si “shtetas shqiptarë”, të cilët kanë marrë kredinw më të vogël 300 milion lekë dhe kredinë më të madhe 600 milionë lekë, por që nuk dihet se çfarë shtetas ishin realisht e për rrjedhojë nuk mund të gjenden dot.

Fakti/ 80% e “thasëve” të kredive, janë zbrazur në depot e “SUDES”

Ka një përputhje edhe kohore edhe emrash, të atyre që kanë marrë kredi në vitet 1992-1996. Sipas evidentimit, afro 80% e atyre që kanë marrë kredi nga bankat e shtetit në ato vite, figurojnë si depozitues milionash edhe në regjistrat e firmave piramidale. Pra, ata merrnin “thasët” me miliona me copa pusulle nga bankat e shtetit dhe i zbraznin brenda ditës po me copa pusulle në depot e “SUDES”. Sipas evidentimeve që ka bërë ATK, 70% e personave që kanë tërhequr kredi të mesme e të larta, i kanë depozituar ato, në firmat “Sudja”, “Vefa”, “Xhaferi”, “Populli”, “Gjallica” etj. Babëzia  kishte si synim, që me lekët e shtetit, të fitonin brenda muajit e 3 muajve 3 herë më shumë, por nuk paguanin asnjë qindarkë në shtet për kreditë e marra. Ishte një skemë barbare, që shkatërroi mijëra familje dhe ekonominë pas mbylljes së piramidave, të cilat prej 15 vitesh kanë lënë pas si “plagë” kreditë e pa shlyera.

Rrjeta e ATK kap vetëm “cironkat”

Dje, takova në zyrat Agjencisë së Trajtimit të Kredive, qytetarin Serafin Skënderi, nëpunës në Universitetin Bujqësor Kamëz. Kishte një detyrim prej 1 milion lekësh kredimarrje të vitit 1992. Kishte nisur të shlyente nga paga mujore detyrimin, nëpërmjet ekzekutimit nga zyra e përmbarimit…. Nga biseda më të, mësova se Agjencia e Trajtimit të Kredive nuk merrej me debitorët VIP të cilat dihet ku janë e çfarë biznesesh, vilash a makinash kanë, por “kap” vetëm me debitorët “cironka”. Ndërsa “peshkaqenët” nuk i prek prej vitesh, duke i sekduar si “pa adresë’!

Disa motive false, të kredive deri në 3 milion lekë të reja

 – Kredi për blerje vize për në Itali

– Kredi për blerje kostumi për çiftin

– Kredi për blerja mullarësh bari

– Kredi për martesën e vajzës

– Kredi për mitingun për pritjen e Sali Berishës

– Kredi për blerje zahireje për dimër

– Kredi për darkën e fitores së deputetit

– Kredi për flamujt e PD gjatë fushatës për Referendumin

– Kredi për udhëtime për delegatët e kongresit të PD

– Kredi për për drekën për fitoren e 26 majit 1996

– Kredi me shënimin: “I persekutuar”

– Kredi për blerje çifteje

– Kredi për alpinizëm në male

– Kredi për darkën daljes së djalit nga burgu

– Kredi për darkën e diplomimit të djalit

– Kredi për blerje kazani rakie

– Kredi për bërjen e nipit synet

Përparim HALILI