‘Vidhen’ edhe paratë e BB, në Sarandë ujërat e zeza përfundojnë në rrugë

139
Sigal

 

Saranda është përfshirë këtë të enjte nga reshje shiu, të cilat kanë nxjerë zbuluar punimet e cilësisë së dobët në infrastrukturën e qytetit nga kompania ‘Fusha’. Nga pamjet e mbërritura shihet se si ujërat e zeza shpërthejnë në rrugë në afërsi të Limanit të qytetit. Banorët fajësojnë punën e dobët të kompanisë ‘Fusha’, që shtroi rrugën dhe trotuaret. Kompania, sipas tyre nuk ka ndërhyrë te kanalizimet e ujërave të zeza, megjithëse në projekt parashikohej. Rruga ka përfunduar pak kohë më parë si financim i Bankës Botërore.