Zbardhen tarifat që duhet të paguani për të përdorur Rrugën e Kombit

462
Sigal

Zbardhen tarifat për
automjetet, kamionë, autobusë dhe motoçikleta të cilët do të paguajnë një taksë
nëse kalojnë në Rrugën e Kombit.

Sipas vendimit për koncesionin e Rrugës së Kombit, taksa bazë për të kaluar në të do të jetë 4.17 euro pa TVSH.
Gjithashtu, janë vendosur edhe koeficientë sipas
llojeve të mjeteve që do të kalojnë.

Motoçikletat dhe mjetet
e tjera që kanë dy ose tre rrota do të paguajnë gjysmën e taksës, pra kanë 
një koeficient p rej 0.50
. Nëse një person me motoçikletë kalon në Rrugën e Kombit do
të paguajë 
2.5
euro me TVSH
.

Koeficienti për automjetet
me katër rrota
, apo të kategorisë B, C dhe D,koeficienti do të jetë 1
. Taksa do të jetë 5 euro bashkë me TVSH për të kaluar.
Për a utobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në
kategorinë E dhe F 
koeficienti është 2.25
. Taksa për ta do të jetë rreth 11 euro.
Ndërsa koeficienti për autobusët e rëndë dhe kamionët e mesëm, që hyjnë në kategorinë G, koeficienti është 3.25. Taksa për ta do të jetë sipas llogarive
rreth 
16
euro
.
Për kamionët
e rëndë 
të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe do të paguajnë taksë plot 23 euro.