Vrasja makabre në Berat, xhaxhai i viktimës: Policia e di ku të hetojë!

2301
Sigal

KRONIKA/ Masakra, ku 66-vjeçari u gjet i ndarë në tre pjesë, ende nuk ka autor. Familjarët hedhin dyshimet e tyre

Edhe pse vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes makabre, ku dy ditë më parë u masakrua me mjete të mprehta trupi i 66-vjeçarit Hasan Maska, ende nuk ka asnjë autor. Polica nuk ka dhënë asnjë version zyrtar për ngjarjen, por deklarojnë se, po punohet për zbardhjen e autorëve të kësaj vrasje që nuk ishte parë dhe dëgjuar në Berat. Sipas të dhënave konfidenciale uniformat blu kanë shoqëruar në polici pjesëtarët e familjes së 52-vjeçares Ervehe Dervishi, e cila mbeti e vdekur pas përplasjes me makinë që i bëri djali i 66-vjaçarit. Familjarët e Ervehes në polici kanë deklaruar se nuk janë autorë të kësaj vrasje pasi kanë vërtetuar se ku ndodheshin atë ditë. Pas kësaj ata janë lënë të lirë. Burime të policisë bëjnë të ditur se po punon në dy pista, ajo e hakmarrjes pavarësisht se familjarët e 52-vjeçares kanë deklaruar se nuk kanë dorë në këtë vrasje dhe pista tjetër mund të jetë ndonjë konflikt tjetër i pa zbuluar nga ana e familjarëve dhe policisë. Sipas të dhënave, Maska ka pasur shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit. Për më për atij i ishte prerë koka, kurse trupi në katër pjesë është futura në qese plastmasi. Policia tha se viktima u gjet në afërsi të vendit, ku para disa kohësh (rreth tre muaj 31 gusht 2012) i biri kishte qenë i përfshirë në një aksident, ku kishte vdekur një grua 52 vjeçare. Atë ditë, 30-vjeçari Qani Maska, teksa udhëtonte me një fugon me targa të Beratit, duke çuar pasagjerë në drejtim të fshatit Drobonik, aksidentoi rëndë 52-vjeçaren Ervehe Dervishllari, banuese në lagjen “Goricë” të qytetit Berat. Si pasojë e frakturave të shumta, gruaja humbi jetën pak më vonë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Mediat raportuan pas ngjarjes se 52-vjeçarja Ervehe Dervishllari, e cila u përplas rëndë në tokë, kishte dalë shëtitje me bashkëmoshataret e saj. Aksidenti ndodhi kur ajo u përfshi nga një mjet tip furgon pasagjerësh dhe gjatë natës ndërroi jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë si pasojë e plagëve të marra. Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit 30-vjeçarin, Qani Maska, i cili drejtonte mjetin tip furgon me targa BR 0563 B. Qani Maska u dërgua në gjyq dhe ai është dënuar me një vit e tre muaj burgim. Ditën e djeshme 66-vjeçari, babai i 6 fëmijëve është përcjellë për në banesën e fundit në masa të larta sigurie nga ana e forcave të rendit për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.

Droboniku

Për të njohur më mirë në lidhje më këtë ngjarje në udhëtuam 7 kilometër për të shkuar në fshatin Drobonik, ku jetonte i ndjeri Hasan Maska. Nga takimet dhe prononcimet del qartë se 66-vjeçari Hasan maska ishe një njëri që gëzonte respekt si në familje dhe në fshatin Drobonik.

XHAXHAI, MARKO MASKA

Në një prononcim për gazetën “Telegraf” xhaxhai i Hasanit, Marko Maska, 80-vjeç u shpreh se nipi i tij ishte një njeri shumë i mirë dhe mjaft punëtor. “Hasani gëzonte respekt jo vetëm në familje, por edhe në fshat. Nuk arrijmë ta kuptojmë se çfarë patën me të. Si shkojë ajo dorë kriminale tek trupi i tij”, tha Maska. Pyetjes nëse kanë dyshimet e tyre për këtë vrasje makabre Marko përgjigjet: “Ne dyshojmë tek pala tjetër që aksidentalisht u vra para 3 muajësh Evrehe Dervishi. Gjithsesi ne do të presim hetimet që po kryen policia. Kjo që na ndodhi për ne është një ngjarje e rëndë. Fisi jonë nuk kishte asnjë konflikt. Hasani gjithë ditën punonte me ullinjtë”, tha ai.

MBESA EMIRJONA HASANI

E indinjur për ngjarjen, Emirjona Hasani, mbesa e viktimës shprehet: “Kjo ngjarje na ka tronditur shumë, jo vetëm ne si familje, por gjithë fshatin tonë. Xhaxhi Hasani ishte një njëri i mirë dhe shumë i respektuar. Me sa di unë që jam lindur e rritur në këtë fshatë ai nuk ka patur asnjë konflikt pasi ne do ta merrnim vesh. Ai njëri kishte lindur vetëm për punë dhe si i tillë shikonte vetëm punën e tij. Nuk mund të them se kush mund ta ketë bërë diçka të tillë, pasi është shumë e koklavitur. Por nga ato që unë di vrasja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e vdekjes aksidentale të 52-vjeçares, ku u përfshi djali i Hasanit. Gjithsesi do të jetë drejtësia ajo që do ta jap fjalën e fundit”, tha ajo.

GJENDET KOKA E VIKTIMËS

Policia e Beratit, informoi se është arritur të gjendet koka e 66-vjeçarit të masakruar dy ditë më parë në anë të lumit Osum, buzë greminës në aksin rrugor Berat-Dorbonik. Sipas burimeve të policisë, koka e viktimës u gjet pak metra larg vendit, ku ndodhej trupi i Hasan Maskës dhe është dërguar në morgun e spitalit të Beratit  për tu marrë më pas nga familjarët e viktimës. Në Berat vijojnë shoqërimet e personave që kishin dijeni për levizjet e viktimës dhe problemeve që ai mund të ketë patur. Viktima është gjetur i  prerë me thikë dhe sopatë në pjesën e barkut në dy pjesë dhe i mbështjellë me plastamas nga disa kalimtarë të rastit të cilët edhe bënë njoftimin në polici.