Vodhi një Volkswagen në Vlorë, policia kap 33-vjeçarin pas 20 minutash ndjekje (Emri)

503
Një 33-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë. Policia arrestoi në flagrancë Zenel Barjamin menjëherë pasi kreu vjedhjen e një automjeti tip Volkswagen Transporter.
Sipas policisë, ditën e djeshme rreth orës, 18:20, ky shtetas ka vjedhur automjetin tip Volkswagen-Transporter me targë AA 298 NS, në aksin rrugor të lagjes “Rilindja” dhe është nisur për të dalë jashtë qytetit, me qëllim për të humbur gjurmët dhe për t’iu fshehur policisë.

Menjëherë gjatë ndjekjes nga policia (20 minuta më pas) u bë i mundur bllokimi i mjetit në aksin rrugor pranë fshatit Cerkovinë dhe arrestimi në flagrancë i Zenel Barjamit për “Vjedhje”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Sigal