Për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen, Universiteti Mesdhetar ofron mundësinë e artë. Ja procedura për raundin shtesë

114
Sigal

Ditën e sotme të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë për në universitet do të kenë mundësi ditën e sotme që të bëjnë aplikim, pasi do të ketë një fazë shtesë.

Duke qenë se ka ende kuota të lira, Ministria e Arsimit ka vendosur që të hapë një fazë shtesë, në mënyrë që t’iu jepet një tjetër mundësi për regjistrim të gjithë të rinjve që nuk arritën të plotësojnë formularin. Aplikimet do të zgjasin deri në orën 16:00.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, ka shpërndarë në faqen zyrtare respektimin e afateve ligjore.

Pas aplikimit i domosdoshëm është regjistrimi pranë sekretarisë mësimore. Vetëm kështu fitoni statusin e Studentit!

Univeristeti u jep mundësinë të rinjve të studiojnë dhe të kthehen në specialistë të fushës në auditoret:  Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Informatikës dhe Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Humane.

Këtë vit, oferta akademike e Universitetit Mesdhetar është e larmishme dhe aktualisht po vijojnë edhe regjistrimet në programet master.

Për të gjithë studentët aktual dhe ato që me anë të aplikimit bëhen pjesë e Universiteti Mesdhetar të Shqipërisë, gjithashtu iu ofrohet një mundësi e shkëlqyer!

Të gjithë studentët e Nivelit Bachelor dhe Master mund të aplikojnë për shkëmbimin eksperiencave me universitetete homologe jashtë vendit me anë të prgramin Erasmus + të financuar nga Komisioni Europian

https://portal3.ipb.pt/index.php/en/gri/general-information

Afati i fundit për aplikim është data 20 Nëntor 2022!