Reshje shiu në disa zona, mësoni si pritet të jetë moti sot

512
Sigal

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot (e hënë, dt.07) priten reshje të dobëta në qarqet Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.

Reshjet do të jenë më të shumta nesër pasdite.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 22 °C

në vendet e ulëta: 11 / 25 °C

në vendet malore: 5 / 15 °C.

ERA

Sot (e hënë, dt.07) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në veri dhe bregdet.