Dyshohet se përgjoi, gjykata e Tiranës nuk e lejon izraelitin të largohet pa mbaruar hetimi

486
Gjykata e Tiranës i ka bllokuar sot pasaportën izraelitetit Yoram Frig, i cili u kap duke ikur nga aeroporti i Rinasit me një pajisje të dyshuar se përdorej për përgjime.

Gjykata la në fuqi kështu vendimin e parë dhënë ndaj Frig me kërkesën që ai të mos largohet nga Shqipëria deri në verifikimin e plotë të qëllimit për të cilin ishte përdorur pajisja.

Izraeliti nuk u paraqit vetë në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Vladimir Meçi.

Frig deklaroi në një intervistë se kishte ardhur në Shqipëri i kontraktuar nga biznesmen për të kontrolluar nëse kishte përgjues në biznesin e tij, pasi pajisja që dispononte vetëm kontrollonte, por nuk bënte përgjime. Siç u mësua më pas, ky biznesmen ishte deputeti Tom Doshi. 
Sigal