Vodhi 30 mln lekë, Prokuroria dërgon për gjykim Kserën

125
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, për 4 ish-vartës të tij dhe administratorin e një kompanie private, pasi akuzohen se kanë vjedhur rreth 30 milionë lekë të reja, nëpërmjet procedurave fiktive për realizimin e disa aktiviteteve të pazhvilluara.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës i akuzon si më poshtë:
1. Spiro Ksera, hetuar me mase sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
2. Kleves Bitro, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim, dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim;
3. Artevis Mene, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
4. Dritan Fejzulla, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
5. Elda Kozaj, hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
6. Elisabeta Dodbiba, hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentave”, në bashkëpunim;
7. Alban Karabashi, administrator i Agjencisë ”Spektakël Karabashi”, hetuar me masë sigurimi ”arrest në burg”, në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim.
Të pandehurit akuzohen se kanë kryer procedura fiktive për kryerjen e disa aktiviteteve kulturore për grupet me nevoja specifike. Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se aktivitetet nuk janë realizuar, por ndërkohë të pandehurit kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për lëvrimin e fondeve publike të parashikuara për organizimin e tyre.