VLORË – Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike sot në fshatin Resulaj në qytetin e Vlorës ku një 24-vjeçar i mori jetën 8 të afërmëve të tij me armë zjarri.

Pak para ngjarjes Ridvan Zykaj ishte në një drekë me familjen. Dyshohet se ai në momentin që ka kryer vrasjet ka qenë në gjendje të dehur.

Mësohet se i riu kishte konflikte të vazhdueshme me të afërmit e tij për motive të dobëta.

Prej disa orësh, Zykaj është në arrati, duke mbajtur në panik të gjithë zonën e Selenicës, pasi policia lajmëroi se është i armatosur.

8 viktimat

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

“Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin.  I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat,” thonë fqinjët.

Menjëherë ministri i Brendshëm Famtir Xhafaj u nis me urgjencë drejt qytetit bregdetar. Xhafaj është shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.