Vijon operacioni antidrogë në Vlorës, sekuestrohen 600 kg kanabis sativa

170
Vijon operacioni masiv antidrogë i Policisë në Llakatund, në Vlorë.
Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.
Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.
Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.
Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë.
Ndërsa, gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka sekuestruar një sasi prej 15 ton kanabis sativa, po në Vlorë.