“Kurum” ka 2.2 milionë euro sigurime e paga të pa shlyera prej 13 vitesh

615
Në listën e sekuestrove prej të cilave duhet të përfitojnë, janë edhe 184 ish-punonjës dhe 100 punonjës të Fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, të cilave prej 13 vitesh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore, 184 prej të cilëve edhe pagat pas përzënies nga puna! Gjykata, në vendimin e falimentimit të kompanisë “Kurum”, ka bërë pjesë të borxhit edhe këto detyrime, të toleruara prej 13 vitesh nga institucionet e shtetit shqiptar. Çfarë ka ndodhur realisht? Pas marrjes së kësaj fabrike me koncesion 30 vjeçar prej “Kurum”, 84 punonjës të saj u përzunë me listë emërore nga puna brenda një “sekonde”, pas një marrëveshjeje koncesionare që “Kurum” bëri me qeverinë shqiptare, futur në fuqi me Vendimin Nr. 594, datë 28. 08. 2003. Kujtojmë, që qeveria shqiptare ia dha firmës “Kururm” këtë fabrikë në përdorim, pa asnjë detyrim financiar, me një Marrëveshje Koncesioni të Formës “ROT”, nënshkruar në datën 28. 08. 2003 prej shoqërisë “Kurum International” sh.p.k. nga zoti Zeki Kaya, me autorizim të presidentit të “Kurum International” zotit Hasmet Kurum. 

Sipas marrëveshjes koncesionare “ROT”, kompania “Kurum” ishte e detyruar që 84 punonjësve që hodhi në rrugë, t’u paguante për 18 muaj pagat në masën që i kishin në bordero dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore sipas kategorisë së pagave. Kanë kaluar12 vite dhe zyrtarisht, rezulton se kompania “Kurum” nuk u ka paguar pagat këtyre ish-punonjësve, madje as sigurimet shoqërore e shëndetësore. Kujtojmë, që sipas llogarive aktuale, “Kurum” ka 2.2 milionë euro sigurime e paga të pa shlyera prej 13 vitesh, për 284 punonjësit e fabrikës së Oksigjenit. Pa komentuar këtë fakt, po publikojmë listën emërore të 84 punonjësve të ish-fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, të hedhur në rrugë e të mashtruar prej kompanisë “Kurum-Efendi”, siç ka bërë edhe me shumë punëtorë të tjerë, të cilëve nuk u ka paguar sigurimet shoqërore, ose ua ka paguar me pagën minimale zyrtare që është vendosur me ligj në Shqipëri, paçka se ata realisht në borderonë ilegale të “Kurum” paguhen nga 50, 60, 70 e deri në 80 mijë lekë të reja në muaj, por me borderonë që shkon tek tatimet, sigurohen sipas pagës minimale zyrtare prej 22 mijë lekësh në muaj, ose sipas Vendimit Nr. 77, datë 28. 01. 2015, duke paguar për çdo punonjës të borderosë abuzive shuma minimale mujore të kontributeve në vlerën 6138 (gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë lekë të reja). 


Sipas marrëveshjes së miratuar me VKM nr. 594, datë 28. 08. 2003, kompania “Kurum” duhej të njoftonte çdo muaj Ministrinë e Industrisë dhe Energjisë si Operatorin shtetëror të Autorizuar për zbatimin e marrëveshjes, duke i bërë të ditur shkresërisht shlyerjen e pagave dhe sigurimeve shoqërore e shëndetësore të këtyre punonjësve. Por në zyrat e prokurorisë së Elbasanit, ka mbrritur këto ditë edhe një denoncim i firmosur nga 84 punonjësit e fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, të përzën nga puna 13 vite më aprë e që “Kurum” i lejuar nga shteti shqipatra nuk u ka dhënë 18 pagat mujore dhe nuk u ka shlyer ende sigurimet shoqërore, sipas detyrimit të Vendimit Nr. 594, datë 28. 08. 2003 dhe kontratës së nënshkruar me këta punonjës. në nisje të hetimit për këtë denoncim të punonjësve, prokuroria nis hetimin për përfaqësuesin e firmës “Kurum” Zeki Kaya që ka nënshkruar marrëveshjen koncesionare me qeverinë në vitin 2003, me akuzën: “Për falsifikim letrash për sigurimet dhe pagat e pa shlyera të punonjësve”!
Ja VKM Nr. 77, datë 28.01.2015, me të cilën “Kurum” abuzoj duke paguar sigurimet e 1000 punonjësve me pagë minimale
1. Shuma minimale mujore e kontributeve i referohet pagës minimale dhe normës së kontributit. Kontributi minimal mujor, sipas degëve dhe skemave të sigurimit është 6138 (gjashtë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë) lekë dhe ndahet, si më poshtë:
2. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më shume se 87 orë në muaj është 24.5% të pagës bruto për sigurimet shoqërore (sipas listë-pagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 15.%, ndërsa pjesa e të punësuarit 9.5%, por jo më pak se paga minimale
3. Pagesa për sigurimin e kujdesit shëndetësor është 3.4% të pagës bruto mujore, sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit është 1.7%, ndërsa pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale.
4. Kontributi i detyrueshëm për të punësuarit me kontratë pune, që zgjat më pak se 87 orë në muaj, të jetë në masën 23.3% të pagës bruto mujore për sigurimet shoqërore sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 13.9%, ndërsa pjesa e të punësuarit 9.4%, por jo më pak se paga minimale.
5. Pagesa për sigurimin e kujdesit shëndetësor është 3.4% të pagës bruto mujore, sipas listë pagesës, ku pjesa e punëdhënësit është 1.7%, ndërsa pjesa e të punësuarit 1.7%, por jo më pak se paga minimale.
(Futur në fuqi në 1 janar 2015, publikuar në “Fletore Zyrtare Nr. 9, datë 3 shkurt 2015)
———————————————————-
Sigal