E rëndë/ Nëna e 3 fëmijëve vetëhelmohet, “kokrrat i bleva vetë dhe i piva me vetëdije”

596
Sigal

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme, duke pirë disa kokrra fostoksinë.

Lulzime Mema, nëna e tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese. Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar, i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë.

47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë. Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere sot dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e tre fëmijëve drejt vetëhelmimit, ndërkohë që nga policia konfirmohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.