Banorët e zonës së Laprakës janë alarmuar sot pas lajmit të prishjes të së vetmes fushë që kanë në këtë zonë. Banorët janë shprehur se Veliaj para tre vitesh premtoi rregullimin e kësaj fushe, ndërsa sot një ndërtues do bëjë një pallat.
“Jam banor i vjetër këtu që nga viti 90. Pra lozim futboll në kët fushë. Përpara 3 vjetësh kryetari i Bashkisë është shprehur për rritjen mirëmbajtjen e ambjenteve për fëmijët. Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, tha ai.
Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mban mend që nga viti 1963.I indinjuar ai shprehet se është e padrejtë që po e shndërrojnë kryeqytetin në beton.
“Jam banor i vjetër e mbaj mend këtë fushë që në vitin 1963. E mora vesh që do prishet dhe erdhëm të protestojmë të mbrojmë fushën. Do bëjmë rezistencë. Po e bëjnë Tiranën beton”, theksoi ai duke mos kursyer akuzat për Veliajnë.