Sigal

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës  së sotme dhe ditës së nesërme.

Do të ketë gjtihatu vranësira kalimtare në zonat Perëndimore dhe më të shpeshta në zonat Lindore ku shfaqet mundësia për shira të izoluar.

Në mbrëmje dhe gjatë natës kthjellimet bëhen dominante në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 12°C vlera më e ulët deri 32°C, maksimumi në territor. Era do vijojë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.