U vra mbrëmë në Tiranë, kush është Vilson Noka, e shkuara kriminale e të riut

842
Sigal

Vilson Noka që njihej edhe me emrin Tafciu, 28 vjeç i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë nuk është i panjohur për policinë.

Vlison Tafciu (Noka) ka ikur nga Shqipëria në 7 mars të 2018 në Francë.

Në 12 mars të 2018 e kanë arrestuar po në Francë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pasi ka kryer 8 muaj burg, në 6 nëntor të vitit 2018 është deportuar nga Franca për në Shqipëri.

Ndërkohë policia ka njoftuar se viktima Vilson Tafciu (Noka), është qëlluar nga autorë ende të paidentifikuar me tre plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Mësohet gjithashtu se policia është duke hetuar në dy pista, në atë të së kaluarës së viktimës, por nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë ardhur edhe për shkaqe xhelozie.