Marrëveshja me BE/ Gai projektligji për njohjen e kualifikimeve të infermierëve, denistëve, farmacistëve, veterinarëve etj

22
Sigal

Është depozituar në Kuvend projektligji për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinarëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qëndrore. Propozimi i këtij projektligji vjen në kuadër të zgjerimit të numrit të profesioneve të rregulluara lidhur me procesin e njohjes, procedurës, dokumentacionit për njohjen e kualifikimeve profesionale dhe rregullave të hollësishme për ndjekjen e profesionit, pas miratimit të marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të profesioneve të tjera të rregulluara si ajo e mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, me vendimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”. Ky projektligj është në përputhje të plotë me programin politik të Këshillit të Ministrave, i cili e konsideron progresin në fushën e arsimit si paraprijës të zhvillimit shoqëror, ekonomik e kulturor, si një faktor të konsolidimit demokratik dhe pjesë themelore të imazhit të Shqipërisë Evropiane. Marrëveshja do të realizojë qëllimin e shprehur në programin politik të Këshillit të Ministrave për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në kuadër të Procesit të Berlinit. Kjo marrëveshje do të zbatohet për personat fizikë, si profesionistë të palës lëshuese, që dëshirojnë të ndjekin një profesion të rregulluar në një palë pritëse, në varësi të kushteve minimale të harmonizuara të trajnimit, qoftë për një të vetëpunësuar ose të punësuar.