U premtonte kontrata modelingu në Europë e Kinë, në gjyq Denada Sadedini

655
Sigal

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasen Denada Sadedini, e akuzuar se ka mashtruar një numër të konsiderueshëm personash, duke u marrë para me qëllim promovimin e tyre në tregun e modelingut në vende të ndryshme të botës dhe më pas u shmangej kontakteve me “kandidatët” për model, të cilët paguanin nga 2500 euro. Hetimi ndaj kësaj shtetase është zhvilluar në gjendje të lirë, për faktin se është nënë e re. “Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, e pandehura ka mashtruar disa të rinj, të cilët dëshironin të ishin pjesë e sfilatave të modës. E pandehura kontaktonte me personat e mashtruar dhe, duke i bindur se do t’i promovonte në Europë dhe në Kinë, u merrte paratë dhe më pas shkëpuste çdo kontakt me të rinjtë” informon prokuroria Pasi e kanë kuptuar mekanizmit e mashtrimit, disa nga të dëmtuarit kanë bërë kallëzim pranë Policisë dhe, në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranë e akuzon shtetases Sadedini për veprën penale të “Mashtrimit”.