U pre me sharrë gjatë punës në gurore, 34-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

116

Një 34-vjeçar është në gjendje kritike për jetën pasi është dëmtuar gjatë kohës që po punonte.

Menti Çobo me origjinë nga Berati është prerë me sharrë gjatë kohës që po punonte në guroren e quajtur “Qazim Brahimi”.

Pasi është dëmtuar, 34-vjeçari është shtruar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë është nisur helikopteri për të bërë të mundur transportimin e punëtorit Menti Çobo drejt spitalit të Traumës, pasi ka marrë fraktura të rënda në krahë dhe shpatull.