U arrestua gjatë protestës, Gjykata jep vendimin për Klevis Balliun dhe tre të tjerët

597
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë ish-deputetin Klevis Balliu, pasi u ndalua nga policia 3 ditë më parë.

Vendimi është dhënë pak më parë nga gjykata e cila ka vendosur që Balliu të ketë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Bashkë me ish-deputetin Balliu janë lënë të lirë edhe 3 personat e tjerë të ndaluar nga policia.

Vendimet e gjykatës:

Klevis Balliu-Detyrim paraqitje

Lulzim Maqinaj-Detyrim paraqitje

Seit Hajderasi-Detyrim paraqitje

Elton Skënderi-Detyrim paraqitje