E rëndë në Gjirokastër/ Fëmija bie nga 10 metra lartësi, me urgjencë drejt Tiranës

307
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjirokastrës.

Një fëmijë, i moshës 10 vjeç, mësohet se ka rënë nga një mur me lartësi 10 metra.

Fëmija është transportuar fillimisht në gjendje të rëndë në spitalin ‘Omer Nishani’ të qytetit.

Më pas është transportuar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gjendja e fëmijës thuhet të jetë e rëndë.