Tronditet Tirana, tritol makinës së parkuar pranë pallatit

493
Sigal

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasi i është vën ënjë lëndë plasëse në pjesën e përparme. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ramazan Bogdani”, që njihet ndryshe edhe si Rruga e Frigoriferit në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije përe Dosja.al se automjeti tip “Benz” ka shpërthyer në momentin që pronari i tij, me inicialet A.B., ka tentuar të futet brenda në makinë.

Fatmirësisht, ai ka shpëtuar pa u lënduar nga kjo ngjarje, ndërkohë që motivet mbeten të paqarta.

Shpërthimi la pas shumë dëme materiale.

Njoftimi i policisë Tiranë

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.